Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 176 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

KIMIA 12 ME ZGJEDHJE – LIBRI I USHTRIME-Pegi

(0)
500.00 L

Libri i ushtrimeve “Kimia 12 me zgjedhje” është hartuar në përputhje me programin orientues të Maturës Shtetërore për provimin me zgjedhje të Kimisë.

Ushtrime matematike per provimet e lirimit – Pegi

(0)
500.00 L

Ky është botim në ndihmë të nxënësve për tu përgatitur për provimet e lirimit për nxënësit e klasave të 9-ta. Autorët janë ekspertët më të mirë në lëndën e matematikës dhe hartimin e teksteve shkollore të matematikës.

Endacaku i yjeve

(0)
1, 400.00 L

“Endacaku i yjeve” i shkrimtarit të madh amerikan Jack London rrëfen historinë e një profesori, Darrell Standingut, i mbyllur në San Quentin për vrasje. Gjatë viteve të burgimit, protagonisti u nënshtrohet keqtrajtimeve dhe torturave të tmerrshme fizike e psikologjike. Por arrin të gjejë një mënyrë të jashtëzakonshme për të shpëtuar nga ky kafaz tmerri: mëson nga bashkëvuajtësit teknikën e “vdekjes së vogël”, që i lejon të dalë nga trupi dhe të “shtegtojë mes yjeve”, duke u shndërruar çdo herë në një njeri tjetër, në epoka të ndryshme, përmes rimishërimit. Kështu, vdekja me të cilën është dënuar e humbet kuptimin e saj si fundi i jetës, ndonëse ruan gjithë absurditetin e saj brutal.

Ora e zemres

(0)
1, 000.00 L

Një rrëfim thellësisht prekës e depërtues nga një prej psikoterapistëve më të shquar të kohës sonë, Irvin D. Yalom. “Ora e zemrës” zbulon sfidat, të fshehtat dhe triumfet e një praktike krejt të pazakontë: seanca terapie të vetme dhe njëorëshe. Një eksplorim magjepsës i mendjes njerëzore dhe fuqisë shëruese të fjalës, tashmë i disponueshëm në Leximtari.