Ajo gjasend e paemen
- Autori: Primo Shllaku
- Shtëpia botuese: Mediaprint
Romancieri, poeti dhe studiuesi i njohur Primo Shllaku vjen me nje roman permes te cilit perpiqet qe te sjelle paradokset dhe absurditetin e kohes qe jetojme, te projektuar mbi nje te kaluar tronditese dhe qe pengon te tashmen dhe te ardhmen e banoreve te ketij vendi.
1, 200.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.1, 020.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Ky roman ven në qendrën e tij nji bashki të vogël të nji qyteti të vogël ku duket se ndodhin të gjitha ngjarjet e imëta të botës bashkëkohore. Nji ferr i padukshëm bashkëbanon me qytetarët dhe askush nuk mundet me i thanë “ndal”. Ky ferr ka prirjen me u ba – në mos qoftë ba – normalitet dhe pretendon përjetësinë mes njerëzve. Askush nuk e ndalon, ai vetëm se përjetësohet.
Por transcendenca e punëve të njeriut hyn në veprim dhe me mekanizmin e tredhjes brutale e kërcënon qytetin e vogël e të gjitha qytetet që i përngjasin.
E keqja po përpiqet me hy te ADN-ja. Mjeku ligjor shpall nevojën e kthimit të tragjedisë greke, kurse Anonimi i Drishtit i sugjeron Babilonisë ta ruejë nji skutë ne Arkën e Noes.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 278 Faqe
- Data e publikimit: 21/11/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.