Ne Loranti – Marie – Andrée Lamontagne
- Autori: Marie - Andrée Lamontagne
- Shtëpia botuese: OMBRA GVG
- Përkthyesi: Xhimi Lazri
Nëpërmjet ndërthurjeve mjeshtërore të realizmit dhe fantazisë, të ironisë dhe dramës njerëzore, Lamontagne eksploron kujtesën historike, mërgimin, përgjegjësinë morale dhe mënyrën se si shoqëritë mund të fshehin ose të rishkruajnë të kaluarën e tyre
1, 300.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 300.00 L.1, 105.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 105.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Romani historik “Në Loranti” [2024], i shkrimtares kanadeze Marie-Andrée Lamontagne, trajton një kapitull pak të njohur të historisë së pas Luftës së Dytë Botërore: mbërritjen në Kanada të bashkëpunëtorëve të regjimit nazist dhe të milicëve francezë, të cilët kërkonin t’i shpëtonin drejtësisë në atdheun e tyre.
Romani zhvillohet kryesisht në Kebekun e asaj kohe, një provincë thellësisht katolike, e drejtuar nga qeveria konservatore e Maurice Duplessis. Në çdo rast, ky roman na zhyt thellë në një paqartësi historike, morale dhe politike
Në romanin “Në Loranti, historia, politika dhe fiksioni ndërthuren me njëra tjetrën, për të sjellë në dritë një realitet të ndërlikuar të shoqërisë kanadeze të pasluftës së dytë botërore. Ndërsa në Francë nis procesi i spastrimit të bashkëpunëtorëve të pushtuesit nazist, disa prej tyre emigrojnë dhe gjejnë strehë në Kebek të Kanadasë, ku krijojnë lidhje me qarqe konservatore, intelektuale dhe politike të atij vendi, që u ofrojnë mbështetje.
Ngjarjet rrëfehen nga një zë i veçantë, një figurë e padukshme që sheh, dëgjon dhe di gjithçka, mbi protagonistët dhe botën që i rrethon ata.
Përmes një galerie të pasur portretesh, disa të frymëzuar nga njerëz realë e të tjerë të krijuar nga imagjinata, autorja ndërton një rrëfim emocionues ku kufijtë mes së vërtetës historike dhe trillimit letrar mbeten qëllimisht të paqarta. Hija e një poeteshe, e cila shfaqet herë pas here mes rrëfimesh, fillon dhe qartësohet gradualisht.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 412 Faqe
- Data e publikimit: 05/11/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.