Mendo si miliarder

Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928854087
SKU: MIN2664
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Nuk mjafton vetëm ta dëshirosh. Duhet të dish si ta arrish. Manjati i pasurive të paluajtshme, autori i librave bestseller dhe ylli i televizionit Donald J. Trump është njeriu që mund të të mësojë mendësinë e një miliarderi: si të mendosh për paranë, aftësitë profesionale dhe jetën.

Këtu do të gjesh këshilla thelbësore për investimin në pasuri të paluajtshme nga një ekspert i fushës, duke filluar nga bashkëpunimi me agjentët imobiliarë e deri te sigurimi i një kredie hipotekare. Trump do të të tregojë si të ulësh kostot, të investosh me zgjuarsi dhe të ekuilibrosh portofolin tënd të investimeve. Ai madje do të të mësojë si të kuptosh nëse miqtë e tu janë besnikë: gjithçka që të duhet për të ecur përpara.

Pasi t’i kesh fituar paratë, duhet të mësosh si t’i shpenzosh mirë. Njihu me mënyrën e jetesës së një miliarderi përmes udhëzuesit të Trump-it për gjërat më të mira që ofron jeta, nga shkopinjtë e golfit te unazat e fejesës.

Edhe nëse nuk je jashtëzakonisht i pasur, mund t’i përballosh shumë prej këtyre lukseve. Më pas, Trump të çon prapa skenave të The Apprentice, duke hedhur dritë mbi realizimin dhe domethënien e emisionit televiziv më të bujshëm të kohës.

Siç dëshmon Donald Trump, të bëhesh i pasur është e lehtë. Të mbetesh i pasur është më e vështirë. Shanset e tua do të jenë më të mira dhe do të kënaqesh më shumë nëse mendon si miliarder.

REVIEWS

“Trump e ka vënë emrin e tij mbi një varg veprash klasike, duke përdorur bashkëpunëtorë të ndryshëm… Ndërmjetësit mund të vijnë e të ikin, por zëri donaldian nuk lëkundet kurrë. Kjo është vërtet një arritje mahnitëse.”

— Joe Queenan, The New York Times Book Review

“Lexim i domosdoshëm për investitorët seriozë në pasuri të paluajtshme.”

— The San Diego Union-Tribune

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mendo si miliarder”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori