Po shfaqen 49–72 nga 86 përfundime gjithsejRenditur sipas çmimesh: nga i larti tek i ulëti
Ishulli i kafsheve – Malusa Kosgran
900.00 LArtur Paçe është 14 vjeç, fëmijë i vetëm, tip i mbyllur dhe numëron gjithçka: shkallët, yjet, hapat e tij. Arturi është autori i “Ishullit të kafshëve”, një libër komik, në të cilin rrëfen çfarë ndodh me të dhe familjen e tij, me banorët e ishullit ku jeton dhe me Stella Errerën, për të cilën dëshiron shumë që të bëhet shoqja e tij. Në librin e tij ai është Bianko, një ari polar, dhe çdo banor i vërtetë i ishullit është një kafshë. Gjithçka shkon mirë deri në natën e yjeve që bien, kur Arturi dhe Bianko shprehin të njëjtën dëshirë dhe ajo merr formë. Në të dy ishujt.
Perflakje ere
800.00 LVëllimi poetik “Përflakje ere” nga Sonja Hoxhallari ngrihet si një grafik me tendenca të vazhdueshme rritjeje emocionale dhe artistike. Kjo përmbledhje vjen si një ftesë e hapur për lexuesin, i cili është i mirëpritur të thellohet në dy cikle të ndryshme poetike dhe të japë verdiktin e tij të fundit mbi këtë rrugëtim shpirtëror. Zbuloni këtë arratisje letrare, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Une nuk shitem
800.00 L“Isha i tejngopur me trishtim, i kthyer në një anoreksik lumturie”. Përse trishtimi rritet si tumor bashkë me protagonistin? Vinçenco niset nga një pavetëdije fëmijërore, në përpjekjen e përhershme për të ikur nga ferri i shtëpisë së tij, dhe përfundon duke u ndeshur me një botë të korruptuar të rriturish dhe me një rini të kalbur, të cilën e shikon nga brenda me sy të lidhur. Tashmë i gjendur në kufijtë e banalitetit intelektual, pa asnjë pikë referimi, ndërkohë që ndien shijen më të fortë të vetmisë, takohet me dikë që i ndryshon rrjedhën e jetës…
Gol 8 Mberriti kapiteni i ri
700.00 LAventurat, sfidat dhe ëndrrat e tetë adoleshentëve me një pasion të madh: futbollin! Është ora pesë e pasdites së një dite tetori. Kampionati fillon së shpejti dhe tashmë ka ardhur çasti për të marrë një vendim: ta pranojnë Lorisin në skuadër apo jo? Qendërsulmuesi i Akademisë Blu, në të vërtetë, dëshiron të veshë fanellën e Qeposhave, por djemtë e Shampinjonit nuk mendojnë të gjithë njësoj…
Gol – Nje zgjedhje e rendesishme
700.00 LAventurat, sfidat dhe ëndrrat e tetë adoleshentëve me një pasion të madh: futbollin vijojne me serine e Luigi Garlandos. Tashme, vjen ne shqip edhe libri i shtate i kesaj serie te suksesshme per te gjithe femijet qe pelqejne futbollin