Shtëpia Botuese: Albas
Rreth Shtëpisë botuese
Po shfaqen 73–96 nga 364 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
Nata e Ustikës
Konsideruar si kryevepra e Petro Markos e botuar para viteve ’90, “Nata e Ustikës” është një roman i fuqishëm që e vendos letërsinë shqipe në nivelet më të larta të letërsisë evropiane të “brezit të humbur”. Ngjarjet zhvillohen në ishullin famëkeq të Ustikës, duke sjellë kalvarin e mundimeve të qindra të burgosurve të kombësive të ndryshme, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë. Në këtë mjedis të zymtë e çnjerëzor, dritën e shpresës e mban gjallë dashuria e zjarrtë mes Andreas dhe Sonjës. Zbuloni këtë perlë të prozës sonë kombëtare, tashmë të disponueshme në Leximtari.
Imun
Në këtë roman të guximshëm e të përftuar me finesë, autorësi i Tobias Haxhiut e shndërron pandeminë në një pasqyrë të shpirtit njerëzor, aty ku vetmia bëhet sistem, dashuria eksperiment dhe shpresa iluzion biologjik. “Imun” është një histori tronditëse për kufijtë e brishtë mes shpëtimit dhe humbjes, mes shkencës dhe ndjenjës. Në fund, shtrohet pyetja thelbësore: a mund të mbetemi imunë përballë asaj që na bën njerëz? Zbuloni këtë kryevepër bashkëkohore, tashmë të disponueshme në Leximtari.
Endrratar – Petro Marko
Endrratar është një rikthim i zërit poetik të Petro Markos dhe një dëshmi e fuqisë së fjalës së tij.
Perralla te zgjedhura Bedri Dedja
Përrallat e zgjedhura të shkrimtarit Bedri Dedja përmbledhin ngjarje e histori shqiptare më shumë se njëshekullore, të cilat gjyshërit i tregonin dikur pranë oxhakut, ndërkohë që flokët e dëborës përkëdhelnin xhamat e dritareve, kur jashtë turfullonte era e acartë e dimrit.
Syri i ujkut
Libri “Syri i ujkut” i shkruar nga Daniel Pennac, autor francez i bestsellerëve ndërkombëtar, sjell një botë brilante të pikëtakimit mes njeriut dhe ujkut. Ky libër rekomandohet për lexuesit e vegjël mbi moshën 8 vjeç
Martin Camaj mes te veteve dhe te tjereve
Profesori Ymer Ciraku vjen me nje kendveshtrim dhe nje lexim ndryshe te vepres se Martin Camaj, i vleresuar si nje nga penat me te spikatura te letrave shqipe. Ky studim sherben si nje kod per leximin e vepres se Camajt dhe raportin qe ajo ndertoi dhe nderton ne kohe dhe hapesira te ndryshme
Kerkimi i historise
John Tosh, historiani i njohur britanik dhe profesor emeritus në Universitetin e Roehampton-it, sjell një udhërrëfyes thelbësor mbi rëndësinë e shkencës historike. Ai beson fort se studimi i historisë është pjesë përbërëse e të kuptuarit të së tashmes dhe se e kaluara shërben si një mësuese e pazëvendësueshme për të ardhmen. Një vepër që na fton të reflektojmë mbi rëndësinë e kujtesës kolektive në formësimin e shoqërisë moderne. Zbuloni këtë hyrje klasike në mendimin historik, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Dritan – Mimoza Hafizi
Pas nje pervoje te gjate ne shkrimin e romanit fantastiko – shkencore, me vepra te tilla si Pika trendafil apo Infiniti blu, astrofizikantja Mimoza Hafizi vjen me nje vepren te re kushtuar Dritës dhe titulluar Drita
Bazat e psikoterapise dhe keshillimit
Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli vjen para lexuesve me librin “Bazat e Psikoterapisë dhe Këshillimit: Nga Historiku te Praktika Klinike”. Libri plotëson një nevojë të kahershme të studentëve dhe klinicistëve për literaturë adekuate profesionale në gjuhën shqipe
Vdekja e kukulles
Vdekja e kukulles eshte nje permbledhje me tregime e shkruar nga Liza Brozi, e cila eshte vleresuar paraprakisht nga nje juri e ngritur nga Qendra Kombetare e Librit dhe Leximit mes prurjeve me te mira per tu financuar nga krijimtaria e te rinjeve. Permes ketij vellimi autorja sjell kendveshtrimin dhe brishtesine per te rrefyer boten permes teknikave kinematografike, zellshmerise ne levrimin e shqipes dhe aftesive narrative per te sendertuar lenden
Griva – Petro Marko
Griva mbetet nje nder veprat me te ndjera te Petro Markos ne raport me boten, nderveprimin e qenies njerezore me boten e kafsheve dhe si i tille eshte nje roman qe mund ta lexojne femijet dhe te rriturit.
Tregime te Zgjedhura – Petro Marko
Tregime të zgjedhura është një përmbledhje e disa prej tregimeve dhe shkrimeve të Petro Markos në gazetat e kohës, nga viti 1931–1991. Ndonese eshte levrues i romanit, ne tregimet e tij tregon mjeshtrine si rrefimtar dhe shumica prej tyre kane sherbyer si nje berthame per te krijuar romanet e ardhshme prej autorit
Nje emer ne kater rruge
Romani “Një emër në katër rrugë” është cilësuar si një nga veprat më të realizuara të Petro Markos.
Cuka e shtegtarit
Në vitin 1980 Petro Markos iu kërkua të shkruante një roman me frymë autokritike për veprimet e deriatëhershme si shkrimtar dhe si prind, që mund të shërbente si masë për rehabilitimin e tij. Dhe ai shkroi romanin “Çuka e shtegtarit” në formën e një traktati politik mbi totalitarizmin komunist, që është edhe vetë drama e shkrimtarit Petro Marko…
Rruge pa rruge
“Rrugë pa rrugë” është një përmbledhje e çmuar e disa prej tregimeve dhe skicave të hershme të Petro Markos, të botuara në gazetat më të njohura të kohës gjatë viteve 1931–1937. Këto shkrime përfaqësojnë zërin autentik dhe rebel të një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm shqiptarë, duke pasqyruar frymën e kohës dhe karakterin e pathyeshëm të popullit tonë. Një udhëtim letrar në fillesat e mjeshtërisë së Markos, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Hero i planetit tim
Një libër me përralla, që na mëson si të sillemi me natyrën, si të mbrojmë mjedisin dhe si mund të ndryshojmë diçka së bashku.
Ankthi i Abrahamit
Tregimet në këtë vëllim nuk synojnë thjesht të rrëfejnë ngjarje. Autori na lë në duar jetë të thyera. Ai na fton në një shoqëri personazhesh me ndërlikime të thella psikologjike. Ata rrahin shtigje që nuk u premtojnë shpëtim. Besueshmëria e tyre lind nga dhimbja, nga dyshimi, nga heshtja që mbetet, pasi fjalët kanë dështuar.
Murgu i malit te shenjte
Odisea Mihalis ka përballuar gjithçka: nga tmerret e luftës e deri te qelitë e burgut që ngjasojnë me shpellën e Polifemit. Pas një odiseje të gjatë dhe të dhimbshme, ai kthehet më në fund në “Itakën” e tij, ashtu si heroi i Homerit, për të gjetur një realitet të transformuar. Por, a do të mundet ky Odise i shekullit XX të triumfojë mbi sfidën e tij të fundit në një botë që ka ndryshuar rrënjësisht? Një rrëfim mjeshtëror nga Luan Rama mbi kujtesën, luftën dhe kërkimin e paqes, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.