Shtëpia Botuese: Sapere Aude
Rreth Shtëpisë botuese
Guxo të dish. Guxo të mendosh. Guxo të jesh i mençur.
Diku në vargjet e tij, poeti latin Horaci shkroi: Sapere aude.
Guxo të jesh i mençur. Guxo të dish.
Shekuj më vonë, Immanuel Kant e mori këtë thirrje dhe e ktheu në moton e Iluminizmit: “Ki guximin të përdorësh arsyen tënde.”
Midis këtyre dy zërave – poetit dhe filozofit – qëndron një ide e thjeshtë dhe e fuqishme: Mendimi kërkon guxim.
Por ‘sapere’ nuk do të thotë vetëm të dish. Do të thotë edhe të kuptosh thellë, ta shijosh dijen, ta përjetosh me vetëdije dhe me entuziazëm. Të dish me shije. Të mendosh me guxim. Dija e ndriçuar nuk është një abstraksion metafizik; ajo është e rrënjosur në jetën konkrete, në përvojën tonë të përditshme. “Të guxosh të dish” është një akt respekti ndaj botës, por edhe një akt përmbysjeje; një kërkim që lëviz midis kuptimeve të zakonshme dhe pohimeve të mëdha, midis realitetit të prekshëm dhe horizonteve të mendimit.
Kjo është fryma mbi të cilën ndërtohet shtëpia botuese Sapere Aude.
Po shfaqen krejt 6 përfundimetRenditur sipas më të rejave