Autor: Adrian Civici
Rreth autorit
Adrian Civici eshte akademik, profesor, ekspert i ekonomise, autor i shume librave studimore, eseistike dhe se fundi, edhe i nje romani. Ai eshte doktor në shkencat ekonomike (ENSA, Montpellier, Francë, 2002) dhe doktor në Ekonomi Agrare (Universiteti Bujqësor i Tiranës, 1993).
Në 1995 merr titullin “Profesor i Asociuar” dhe nga viti 2011, mban titullin “Profesor” në shkencat ekonomike. Gjatë karrierës profesionale ka punuar si: Përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave Agrare (1992-1996), Dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare në UBT (1996-2001); Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Studimeve Rurale dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm (1998-2005); Këshilltar i Ministrit të Financave (2001-2002); Drejtor i Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social të Shqipërisë (2002-2006); Këshilltar për Planin Zhvillimor pranë Qeverisë së Kosovës (2006-2007); Për disa vite, ka mbajtur poste të rëndësishme drejtuese në UET; Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë (2005-2014).
Anëtar i disa organizatave ndërkombëtare dhe universiteteve europiane: anëtar i Bordit Drejtues të EUROMONTA (Organizata Evropiane e zhvillimit të zonave malore); anëtar i Asamblesë Qendrore të RONGEAD (Institut i specializuar për marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare, Francë); anëtar i Këshillit shkencor të RAFAC (Rrjeti mesdhetar për zhvillimin të qëndrueshëm); Lektor i asociuar në Universitetin e Lyon-it (ISARA), në CIHEAM–IAM Montpellier, Universitetin e Thesalisë, Greqi, Universiteti Valencia, Spanjë, IAM Bari, Itali.
Fushat e ekspertizës: politikat ekonomike për ekonomitë në tranzicion, procesin e transformimit dhe riorganizimit strukturor të ekonomisë shqiptare, teoritë ekonomike dhe modelet e zhvillimit, politikat dhe strategjitë e institucioneve ndërkombëtare, tregjet financiare, politikat monetare dhe bankat. Autor i shum librave e artikujve brenda dhe jashtë vendit, etj.
Në 2009, Adrian Civicit i akordohet nga Presidenca Franceze dhe Akademia e Shkencave të Francës titulli “Kalorës i palmës së artë akademike”.
Civici ka shkruar shume libra ku disa prej tyre i gjeni edhe tek Libraria Leximtari.
Po shfaqen krejt 6 përfundimetRenditur sipas më të rejave
Gjyqi i parase
Akademiku dhe profesori i ekonomisë Adrian Civici ka sjellë për lexuesit një sprovë të pazakontë — një roman të dedikuar vetëm parasë, parë në kontekstin dhe mënyrën se si jeton ky mjet shkëmbimi në përditshmërinë tonë. Në narracionin e tij, “Gjyqi i parasë” nuk sjell vetëm anën akademike të autorit, por dëshmon edhe mjeshtri në mënyrën se si ndërtohet rrëfimi dhe se si përqendrohet paraja si personazh kryesor. Zbuloni këtë vepër unike, tashmë të disponueshme në Leximtari.
Mashtruesit financiare-OMBRA
Bitcoin dhe Kriptomonedhat
The great transformation
Sekretet e gjenive të biznesit 2
Profesor Adrian Civici vjen me vëllimin e dytë të suksesshëm, “Sekretet e gjenive të biznesit 2”, duke sjellë shembuj dhe praktika nga mendjet më brilante të sipërmarrjes në botë. Ky botim është udhëzuesi i përsosur për këdo që dëshiron të mësojë dhe të aplikojë metoda, histori dhe strategji fituese të të bërit biznes, të përshtatura edhe me kushtet e Shqipërisë. Zbuloni këtë libër frymëzues, tashmë të disponueshëm në Leximtari.
Sekretet e gjenive te biznesit
Suksesi shpesh na shfaqet si një dritë verbuese, por autori Adrian Civici na zbulon se ai është një labirint i mbuluar nga hijet. Pas buzëqeshjeve të triumfit përvidhen net të trazuara; pas vendimeve të guximshme, struket frika e fshehur dhe çmimi i lartë i paguar në heshtje.
Çdo histori në këtë libër shqip është një mozaik paradoksesh: dështime që bëhen ura dhe rreziqe që kthehen në mundësi. Ky studim është një ftesë për të hyrë në zonën gri ku mbaron logjika dhe nis misteri i vërtetë i sipërmarrjes. Zbulojeni këtë realitet në Leximtari.