Autor: Ana María Matute
Rreth autorit
Ana María Matute (Barcelonë, 1925-2014) është një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë spanjolle të pasluftës. Ajo e nisi karrierën letrare në fund të viteve 1940, duke u shquar për një prozë lirike dhe një ndjeshmëri të veçantë në trajtimin e fëmijërisë, të konflikteve njerëzore dhe të pasojave të luftës. Pavarësisht censurës së ashpër gjatë regjimit frankist, e cila kufizoi veprimtarinë e saj dhe pengoi botimin e disa veprave, Matute arriti të krijonte një univers letrar të veçantë, ku pafajësia e fëmijërisë përballet me dhunën dhe ashpërsinë e botës së të rriturve. Ndër veprat e saj më të njohura janë Los Abel (1948), Los hijos muertos (1958), Kujtimi i parë (Primera memoria, 1959), Olvidado Rey Gudú (1996) dhe Paraíso inhabitado (2008). Krijimtaria e saj është vlerësuar me çmime të shumta prestigjioze, ndër të cilat Çmimi “Nadal” për romanin Kujtimi i parë (1959) dhe Çmimi “Cervantes” (2010), nderimi më i lartë letrar në botën hispanike. Në vitin 1996, ajo u bë anëtare e Akademisë Mbretërore Spanjolle, duke zënë vend mes figurave më të shquara të letërsisë. Libri i saj i parë në shqip, Kujtimi i parë vjen me përkthimin e Antonio Cikollarit dhe hidhet në qarkullim nga Sapere Aude. Librin e gjeni tek libraria Leximtari.
Po shfaqet përfundimi i vetëm