Autor: Annie Ernaux
Rreth autorit
Annie Ernaux është romanciere dhe aktiviste e shquar franceze, fituese e çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2022. U lind në Lillebonne, në vitin 1940 dhe është një nga zërat më autoritarë të panoramës kulturore franceze. Librat e saj studiohen dhe botohen në të gjithë botën. Për botuesin e saj Gallimard, vepra e saj është e shenjtë, arsye për të cilën ia ka përmbledhur në një vëllim të gjitha shkrimet kryesore, nën kolanën prestigjioze Quarto. Në librat e saj ajo ka zbuluar një metodë të re dhe mundësinë që të jep autobiografia për të transformuar rrëfimin e jetës sate në një instrument hetimi social, politik dhe ekzistencial. Konsiderohet një klasike bashkëkohore dhe adhurohet nga breza të tërë lexuesish dhe studentësh. Nga Shtëpia Botuese Dudaj – libra të tjerë të Annie Ernaux: “Pasion i thjeshtë”, “Vitet”, “Kujtime vajze”, “Vitet” dhe trilogjia e saj “Historia e një gruaje”, “Ngjarja” dhe “Turpi”. Librat e Annie Ernaux i gjeni online tek Leximtari.
Po shfaqen krejt 5 përfundimetRenditur sipas më të rejave
Historia e nje gruaje ; Ngjarja ; Turpi – 3 romane
Fituesja e Çmimit Nobel në Letërsi, Annie Ernaux, përmbledh në këtë vëllim tre rrëfime të fuqishme—“Historia e një gruaje”, “Ngjarja” dhe “Turpi”—që eksplorojnë jetën, kujtesën dhe identitetin përmes përvojave të saj më intime. Me një stil të thjeshtë, por goditës e të drejtpërdrejtë, Ernaux e kthen jetën e saj në një reflektim të thellë social dhe emocional që prek çdo lexues. Zbuloni këtë triptik të jashtëzakonshëm autobiografik, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Vitet
Fituesja e Çmimit Nobel në Letërsi, Annie Ernaux, sjell një kryevepër absolute që shpik një zhanër të ri: autobiografinë kolektive. Përmes një rrëfimi të jashtëzakonshëm që kalon nga paslufta e deri në ditët e sotme, autorja gërsheton historinë personale me ndryshimet e mëdha sociale, kulturore dhe politike të Evropës. Duke braktisur përemrin “unë” për të përqafuar “ne”, ky është një reflektim i thellë mbi kohën që ikën, kujtesën dhe identitetin. Një thesar i letërsisë bashkëkohore dhe një ftesë për të parë veten në pasqyrën e historisë, tashmë në Leximtari.