Autor: Bedri Dedja

Bedri Dedja (1930–2004) është pedagog e psikolog, historian i arsimit shqiptar, shkrimtar, teoricien e kritik i letërsisë për fëmijë dhe akademik. Ai spikati si autor i letërsisë për fëmijë gjatë shekullit të XX. Dedja lindi në Korçë. Kreu studimet e larta në Institutin “Lenin” në Moskë (1953), duke ndjekur njëkohësisht dy degë: pedagogji-psikologji dhe letërsi për fëmijë. Ka qenë pedagog dhe dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954–1957), drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik 2-vjeçar të Tiranës (1957–1958), kryeredaktor i gazetës “Mësuesi”, i revistave “Arsimi popullor” e “Fatosi”; nismëtar dhe drejtor i Institutit të Studimeve dhe Botimeve Shkollore (1965–1970), zëvendësministër i Arsimit dhe i Kulturës (1970–1973), sekretar shkencor i ASHSH (1973–1975) etj. Është autor i botimeve shkencore pedagogjike e psikologjike: “Rrugët e perfeksionimit të sistemit të sotëm të edukatës familjare” (1966), “Shënime për historinë e mendimit pedagogjik shqiptar” (1972), “Studime për problemin e metodave të dhënies së mësimit në shkollë” (1987), “Drejt enigmave të psikikës së njeriut” (1989), “Psikologjia sociale” (1990), “Sekreti i talentit” (1998), “Nëpër ravat e jetës” (2001) etj.; bashkautor në tekste të psikologjisë për shkollat e larta dhe për kursin pasuniversitar, në veprën “Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar” I (2004), në manualin shkencor “Didaktika” etj. Ndër veprat kryesore si shkrimtar i letërsisë për fëmijë janë romanet “Kalamajtë e pallatit tim” (1972), “Met partizani” (1981), “Kacamisri rreth globit” (1993), “Një udhëtim i rrezikshëm” (1962), “Qyteti me tri kështjella” (2003), “Republika e një mijë e njëqind çudirave” (1997); poema “Shkolla e pyllit” (1967), vëllimet “Përralla njëmbëdhjetëkatëshe” (1996), “Kapiteni i shtrëngatës” (1970); si studiues ka botuar librat “Tradita e probleme të letërsisë shqipe për fëmijë” (1971), “Shkrime mbi letërsinë për fëmijë” (1978), “Letërsia për fëmijë”(1961) etj. Për këtë veprimtari ka marrë Urdhrin e Organizatës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë dhe të Rinj (Cyrih, 2000). Bedri Dedja ka qenë kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Psikologëve, anëtar i Asamblesë së Lidhjes Botërore të Shkencave Psikologjike, kryetar nderi i Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj. Është dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”, ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë.

Librat e Bedri Dedja janë ribotuar së fundi nga Albas dhe i gjeni edhe tek Leximtari.al.

Po shfaqen krejt 17 përfundimetRenditur sipas më të rejave

I fundmi i Kastrioteve-BAO

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Udhetim drejt planetit Arber-BAO

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Shkolla e pyllit 2

(0)
Çmimi origjinal qe: 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 425.00 L.

Kallezimet e gjyshe pastertores

(0)
Çmimi origjinal qe: 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 425.00 L.

Perralla popullore mbi kafshet 1

(0)
Çmimi origjinal qe: 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 425.00 L.

Kercenimi i thonjve kozmike

(0)
Çmimi origjinal qe: 650.00 L.Çmimi i tanishëm është: 552.50 L.

Gjyqi i macokut

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Perralla te zgjedhura Bedri Dedja

(0)
Çmimi origjinal qe: 750.00 L.Çmimi i tanishëm është: 637.50 L.

Perralla 11- kateshe

(0)
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

Presidenti i Planetit te Kuq – Albas

(0)
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.Çmimi i tanishëm është: 765.00 L.

Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit-BAO

(0)
Çmimi origjinal qe: 550.00 L.Çmimi i tanishëm është: 467.50 L.

Kalamajte e pallatit tim 2-BAO

(0)
Çmimi origjinal qe: 750.00 L.Çmimi i tanishëm është: 637.50 L.

Si u bene biznesmene 4 ciliminj-BAO

(0)
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

Kacimicrri rreth globit

(0)
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

Alarmet e qytetit Sdikuisht-BAO

(0)
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.Çmimi i tanishëm është: 765.00 L.

Sikuriada – kalamajte e pallatit tim 3

(0)
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

Kalamajte e pallatit tim 1 – -BAO

(0)
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.