Bedri Dedja

Bedri Dedja (1930–2004) është pedagog e psikolog, historian i arsimit shqiptar, shkrimtar, teoricien e kritik i letërsisë për fëmijë dhe akademik. Ai spikati si autor i letërsisë për fëmijë gjatë shekullit të XX. Dedja lindi në Korçë. Kreu studimet e larta në Institutin “Lenin” në Moskë (1953), duke ndjekur njëkohësisht dy degë: pedagogji-psikologji dhe letërsi për fëmijë. Ka qenë pedagog dhe dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954–1957), drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik 2-vjeçar të Tiranës (1957–1958), kryeredaktor i gazetës “Mësuesi”, i revistave “Arsimi popullor” e “Fatosi”; nismëtar dhe drejtor i Institutit të Studimeve dhe Botimeve Shkollore (1965–1970), zëvendësministër i Arsimit dhe i Kulturës (1970–1973), sekretar shkencor i ASHSH (1973–1975) etj. Është autor i botimeve shkencore pedagogjike e psikologjike: “Rrugët e perfeksionimit të sistemit të sotëm të edukatës familjare” (1966), “Shënime për historinë e mendimit pedagogjik shqiptar” (1972), “Studime për problemin e metodave të dhënies së mësimit në shkollë” (1987), “Drejt enigmave të psikikës së njeriut” (1989), “Psikologjia sociale” (1990), “Sekreti i talentit” (1998), “Nëpër ravat e jetës” (2001) etj.; bashkautor në tekste të psikologjisë për shkollat e larta dhe për kursin pasuniversitar, në veprën “Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar” I (2004), në manualin shkencor “Didaktika” etj. Ndër veprat kryesore si shkrimtar i letërsisë për fëmijë janë romanet “Kalamajtë e pallatit tim” (1972), “Met partizani” (1981), “Kacamisri rreth globit” (1993), “Një udhëtim i rrezikshëm” (1962), “Qyteti me tri kështjella” (2003), “Republika e një mijë e njëqind çudirave” (1997); poema “Shkolla e pyllit” (1967), vëllimet “Përralla njëmbëdhjetëkatëshe” (1996), “Kapiteni i shtrëngatës” (1970); si studiues ka botuar librat “Tradita e probleme të letërsisë shqipe për fëmijë” (1971), “Shkrime mbi letërsinë për fëmijë” (1978), “Letërsia për fëmijë”(1961) etj. Për këtë veprimtari ka marrë Urdhrin e Organizatës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë dhe të Rinj (Cyrih, 2000). Bedri Dedja ka qenë kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Psikologëve, anëtar i Asamblesë së Lidhjes Botërore të Shkencave Psikologjike, kryetar nderi i Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj. Është dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”, ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë. Librat e Bedri Dedja janë ribotuar së fundi nga Albas dhe i gjeni edhe tek Leximtari.al.

Perralla te zgjedhura Bedri Dedja

Përrallat e zgjedhura të shkrimtarit Bedri Dedja përmbledhin ngjarje e histori shqiptare më shumë se njëshekullore, të cilat gjyshërit i tregonin dikur pranë oxhakut, ndërkohë që flokët e dëborës përkëdhelnin xhamat e dritareve, kur jashtë turfullonte era e acartë e dimrit.

750.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928922106
SKU: BAO0779
0

Përshkrimi

Këto përralla nisin me aventurat e Qerosit dhe vëllezërve të tij e vazhdojnë me shpatat e arta të komitëve që luftonin bajlozët e zinj, me historinë e plakut grindavec e mrekullitë e veglës “gërshëron”, me aventurat e furçës së dhëmbëve dhe të sapunit e me shumë ndodhi që kapërcejnë male, fusha, lumenj e liqene… deri në zbulimin e kopshtit të diktatorit gjigant.

Na ishte njëherë… e përgjithmonë.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Perralla te zgjedhura Bedri Dedja”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.