Autor: Brunilda Zllami

Brunilda Zllami ёshtё mjeke ne profesion por edhe njё shkrimtare shqiptare e njohur. Ka lindur në qytetin e Bajram Currit (Tropojë) dhe është diplomuar për mjekësi dhe duke vazhduar Fakultetin Juridik. Romanet e saj, që në fillimet e botimit prej vitit 1996, kanë gjetur lexuesin e tyre të të gjitha moshave. Fabula, tematika, stili i veçantë, mënyra e trajtimit të problematikёs, zgjidhja e intrigës në një mënyrë tjetër, sinqeriteti dhe origjinaliteti i zgjidhjes së konflikteve në romanet e veta e bëjnë atë të afërt dhe të dashur për lexuesin.

Nga Shtëpia Botuese Dudaj janë botuar librat: “Një tjetër”; “Dashuri apo urrejtje”; “Dikur ishim bashkë”; “Lindur femër”; “Rruga e trëndafilave”; “Endrra e papërfunduar e një gruaje”; “Lakmia”; “Në shpirtin tim bön ftohtë”; “Ti je e nesërmja”; “E premte pasdite”; “Matilda”; “Labirintet e Medeas”; “Nuk jam engjëll”; “Fluturimi i fundit”; “Pas mesnate”; “Ava” dhe së fundi, “Ingram”. Këto libra i gjeni edhe online tek Leximtari.al

Po shfaqen krejt 8 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Engram

(0)
1, 500.00 L

Romani “Engram” nga Brunilda Zllami vjen krejt befasisht dhe na befason me historinë që trajton. Sa shumë është folur për kujtesën dhe për mënyrën sesi ajo ndërvepron me atë që shënon dhe shpëfaq në çaste të caktuara të jetës sonë. Duke ndërthurur mjeshtërisht dijen e saj të thellë si neurologe me fantazinë e pasur si shkrimtare, autorja na zhytyb në një rrugëtim sa shkencor aq edhe mistik, për të na zbuluar misteret e mendjes dhe fuqinë e pakufishme të ndjenjave. Një roman magjepsës që të mban mbërthyer deri në faqen e fundit, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.