Brunilda Zllami

Brunilda Zllami ёshtё mjeke ne profesion por edhe njё shkrimtare shqiptare e njohur. Ka lindur në qytetin e Bajram Currit (Tropojë) dhe është diplomuar për mjekësi dhe duke vazhduar Fakultetin Juridik. Romanet e saj, që në fillimet e botimit prej vitit 1996, kanë gjetur lexuesin e tyre të të gjitha moshave. Fabula, tematika, stili i veçantë, mënyra e trajtimit të problematikёs, zgjidhja e intrigës në një mënyrë tjetër, sinqeriteti dhe origjinaliteti i zgjidhjes së konflikteve në romanet e veta e bëjnë atë të afërt dhe të dashur për lexuesin. Nga Shtëpia Botuese Dudaj janë botuar librat: "Një tjetër"; "Dashuri apo urrejtje"; "Dikur ishim bashkë"; "Lindur femër"; "Rruga e trëndafilave"; "Endrra e papërfunduar e një gruaje"; "Lakmia"; "Në shpirtin tim bön ftohtë"; "Ti je e nesërmja"; "E premte pasdite"; "Matilda"; "Labirintet e Medeas"; "Nuk jam engjëll"; "Fluturimi i fundit"; "Pas mesnate"; "Ava" dhe së fundi, “Ingram”. Këto libra i gjeni edhe online tek Leximtari.al

Engram

Romani “Engram” nga Brunilda Zllami vjen krejt befasisht dhe na befason me historinë që trajton. Sa shumë është folur për kujtesën dhe për mënyrën sesi ajo ndërvepron me atë që shënon dhe shpëfaq në çaste të caktuara të jetës sonë. Duke ndërthurur mjeshtërisht dijen e saj të thellë si neurologe me fantazinë e pasur si shkrimtare, autorja na zhytyb në një rrugëtim sa shkencor aq edhe mistik, për të na zbuluar misteret e mendjes dhe fuqinë e pakufishme të ndjenjave. Një roman magjepsës që të mban mbërthyer deri në faqen e fundit, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

1, 500.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789994307807
SKU: BD0816
0

Përshkrimi

Misteret e kujtesës: Kur shkenca neurologjike shkrihet me fantazinë dhe dashurinë

Romani “Engram” nga Brunilda Zllami është një dëshmi e jashtëzakonshme e harmonisë mes shkencës dhe artit të fjalës. Autorja ndërthur me mjeshtëri dijen e saj profesionale si neurologe me fantazinë dhe ndjeshmërinë e një shkrimtareje të spikatur. Ajo guxon të eksplorojë shtigje të vështira e magjepsëse, sa shkencore aq edhe mistike, duke na sjellë përpara syve një potpuri personazhesh plot ngjyra dhe kompleksitet psikologjik. Ky libër është një sprovë e vështirë letrare dhe shkencore, por e kaluar me një sukses të plotë, duke krijuar një rrëfim që e mban lexuesin të mbërthyer deri në faqen e fundit.

Në qendër të këtij udhëtimi qëndron koncepti i “engramit”—gjurmës që lë çdo përjetim në kujtesën tonë dhe mënyrës sesi mendja njerëzore ndërvepron me të kaluarën, dashurinë dhe mallin. Përmes një gjuhe të ndjerë e poetike, Zllami na dëshmon se si ndjenjat më të thella mund ta transformojnë realitetin dhe të mbeten të ngulitura përgjithmonë në vetëdije.

«Kishte mjaftuar ai çast, që mëngjeseve të priste pranë ashensorit, derisa hapat e saj të ngadaltë të vinin drejt tij. E gjente veten tek hapte kafazin metalik, të priste që ajo të kalonte e para e të zinte anën e majtë. Por çdo mëngjes e gjente veten më pranë saj dhe në momente të caktuara nuk kishte më as anë. Sytë e tyre e gjenin njëri-tjetrin me një pulitje, buzët kërkonin që përveç fjalëve të provonin dhe shijen e trupat lëviznin drejt njëri-tjetrit sikur hapësira boshe t’i bezdiste.

Çdo mëngjes ata prisnin një hop në oborr ku shkëmbenin batuta të ëmbla, e ndaheshin në drejtime të kundërta deri pasditeve të vona.

Dhe çuditërisht, kur ngrinte kokën drejt dritares së saj gjente jo vetëm dritën ndezur, por edhe buzëqeshjen e saj. Ajo tashmë ishte bërë pjesë e këtij qyteti, e qyteti personifikohej nga ajo. Edhe sot e kësaj dite ishte pjesë e atij qyteti, e ndjesisë së të bukurës, lirisë dhe idesë se një ditë edhe ai mund të ishte pjesë e diçkaje që do ishte zgjedhje krejt e natyrshme, si buzëqeshja e saj.»

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Engram”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.