50 grate me me ndikim te epokes sone
- Autori: Chiara Pasqualitetti Johnson
- Shtëpia botuese: Albas
- Përkthyesi: Ornela Ismali
- Redaktori: Artemisa Bushi
Libri “50 gratë më me ndikim të epokës sonë” nga Chiara Pasqualetti Johnson sjell profilet e jetëve të disa prej heroinave më të spikatura të njëqindvjeçarit të fundit. Me forcën e jashtëzakonshme, këmbënguljen dhe gjenialitetin e tyre, ato ndikuan fuqishëm në fushat përkatëse- nga shkenca dhe arti, te politika dhe sporti. Me arritjet mbresëlënëse dhe shembullin e pakrahasueshëm, këto figura historike u dhanë drejtësinë e munguar grave, të cilat deri vonë shiheshin si të virtytshme vetëm në rolet e tyre të bindura tradicionale. Zbuloni këtë enciklopedi frymëzimi dhe force, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Përshkrimi
Profilet e heroinave që ndryshuan rrjedhën e historisë
Krahas teksteve të kuruara, faqet e librit “50 grate me me ndikim te epokes sone” janë të ilustruara me fotografi që paraqesin jo vetëm portretet e këtyre grave të jashtëzakonshme, por sjellin edhe dëshmi të çasteve historike më domethënëse, nga fundi i shekullit XIX deri në ditët tona. Autorja Chiara Pasqualetti Johnson ka përdorur një gjuhë të thjeshtë dhe tërheqëse, duke e vënë theksin te përmbajtja e historive. Këto dëshmi tregojnë se, përkrah talentit, me një vullnet të hekurt dhe punë të palodhur, gratë ia dolën mbanë të zënë një vend dinjitoz në disiplina si shkenca, arti, letërsia, sporti apo politika—fusha që dikur i përkisnin vetëm një universi të ngurtë e paragjykues mashkullor. Një hapësirë e veçantë u është kushtuar edhe mendimeve të shprehura nga vetë protagonistet, të paraqitura mjeshtërisht në formë citatesh.
Siç shprehet vetë autorja, “këto pesëdhjetë jetë janë ilustruar në vija të përgjithshme, me tekste të shkurtra, të hartuara jo si biografi klasike, por me qëllimin për të zgjuar kërshërinë e lexuesve”. Për t’i dhënë mundësinë lexuesit të hulumtojë më tej, emrat e grave janë lënë në versionin origjinal.
Ky rrugëtim frymëzues nis me luftaraken Emmeline Pankhurst në betejën për të drejtën e votës dhe vazhdon me shkencëtaren e pashoq Marie Curie, e vetmja me çmime Nobel në dy fusha. Aty gjejmë Maria Montessori-n, që bëri revolucion në arsim; Virginia Woolf-in, penën brilante të letërsisë; Coco Chanel-in, që përmbysi konceptet e elegancës; piloten guximtare Amelia Earhart; dhe gjeniun e misterit, Agatha Christie. Libri nuk lë pa përmendur figura të fuqishme politike si Golda Meir dhe Margaret Thatcher, apo simbole të paqes dhe humanizmit si Nënë Tereza dhe Anne Frank.
Nga artistet rebele si Frida Kahlo, te Mbretëresha Elizabeth II, nga princesha e popullit Lady D., tek aktivistet moderne si Malala Yousafzai dhe ambientalistja Wangari Maathai—përzgjedhja e këtyre personazheve ka qenë një sfidë e vështirë, por shembulli i tyre pa dyshim ka frymëzuar dhe do të vazhdojë të frymëzojë gjenerata të tëra.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 224 Faqe
- Data e publikimit: 01/04/2023
- Mosha e leximit: mbi 12 vjeç
- Titulli origjinal: The most influential woman of our time
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.