Autor: Carley Fortune

Carley Fortune është autore bestseller #1 e New York Times dhe #1 e Globe and Mail, përmes romave të saj Një verë e artë, Kjo verë do të jetë ndryshe, Takohemi tek liqeni dhe Pas çdo vere. Librat e saj janë shitur mbi tre milionë kopje në mbarë botën dhe janë përkthyer në 30 gjuhë, në më shumë se 50 vende, përfshirë edhe në Shqipëri. Romani i saj i pestë, Stuhia jonë e përsosur pritet të hidhet në qarkullim më 5 maj 2026.
Carley është gazetare e vlerësuar me çmime dhe ka punuar si redaktore në disa nga mediat më të njohura të Kanadasë, përfshirë The Globe and Mail, Chatelaine dhe Toronto Life. Ajo drejtoi lançimin e “Refinery29” dhe udhëhoqi ekipin si Kryeredakte Ekzekutive deri sa u largua nga gazetaria për t’iu përkushtuar shkrimit të letërsisë artistike në vitin 2021. Carley ka një diplomë Bachelor në Gazetari nga Toronto Metropolitan University.
Fëmijërinë e hershme e kaloi në periferitë e Sidneit, Australi, dhe në Gjirin Barri, një qytet i vogël buzë liqenit në Ontarion rural, —vend që shërbeu edhe si skenë për romanet Pas çdo vere dhe Një verë e artë. Dashuria për natyrën dhe ndjenja e vendit janë thelbësore në rrëfimin e saj letrar.
Carley jeton në Toronto me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj dhe aktualisht po punon për librin e gjashtë. Librat e saj kanë ardhur në shqip nga Botimet Dritan dhe i gjeni online edhe tek Leximtari.al

Po shfaqen krejt 4 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Një verë e artë

(0)
1, 400.00 L

Nga “mbretëresha e leximeve të verës”, Carley Fortune, vjen “Një verë e artë”, një romancë e mrekullueshme për shanset e dyta dhe ndjenjat që i rezistojnë kohës. Alisa rikthehet pas shumë vitesh te liqeni i fëmijërisë për t’u kujdesur për gjyshen, vetëm për t’u përballur me Çarlin, djalin nga e kaluara që i trazon papritur zemrën. Zbuloni këtë libër plot diell, nostalgji dhe emocion, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

Kjo vere do te jete ndryshe

(0)
1, 400.00 L

Nga autorja bestseller e “Pas asaj vere” dhe “Takohemi te liqeni” Carley Fortune vjen nje tjeter roman “Kjo vere do te jete ndryshe”, nen perkthimin e Manushaqe Bakos, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Dritan. Libri vjen si surprize me rastin e Shen Valentinit, prandaj bejeni dhurate ne Diten e Dashurise, duke e porositur qe tani tek libraria Leximtari online.