Carley Fortune
Carley Fortune është autore bestseller #1 e New York Times dhe #1 e Globe and Mail, përmes romave të saj Një verë e artë, Kjo verë do të jetë ndryshe, Takohemi tek liqeni dhe Pas çdo vere. Librat e saj janë shitur mbi tre milionë kopje në mbarë botën dhe janë përkthyer në 30 gjuhë, në më shumë se 50 vende, përfshirë edhe në Shqipëri. Romani i saj i pestë, Stuhia jonë e përsosur pritet të hidhet në qarkullim më 5 maj 2026. Carley është gazetare e vlerësuar me çmime dhe ka punuar si redaktore në disa nga mediat më të njohura të Kanadasë, përfshirë The Globe and Mail, Chatelaine dhe Toronto Life. Ajo drejtoi lançimin e “Refinery29” dhe udhëhoqi ekipin si Kryeredakte Ekzekutive deri sa u largua nga gazetaria për t’iu përkushtuar shkrimit të letërsisë artistike në vitin 2021. Carley ka një diplomë Bachelor në Gazetari nga Toronto Metropolitan University. Fëmijërinë e hershme e kaloi në periferitë e Sidneit, Australi, dhe në Gjirin Barri, një qytet i vogël buzë liqenit në Ontarion rural, —vend që shërbeu edhe si skenë për romanet Pas çdo vere dhe Një verë e artë. Dashuria për natyrën dhe ndjenja e vendit janë thelbësore në rrëfimin e saj letrar. Carley jeton në Toronto me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj dhe aktualisht po punon për librin e gjashtë. Librat e saj kanë ardhur në shqip nga Botimet Dritan dhe i gjeni online edhe tek Leximtari.al
Kjo vere do te jete ndryshe
- Autori: Carley Fortune
- Shtëpia botuese: Dritan
- Përkthyesi: Manushaqe Bako
Nga autorja bestseller e “Pas asaj vere” dhe “Takohemi te liqeni” Carley Fortune vjen nje tjeter roman “Kjo vere do te jete ndryshe”, nen perkthimin e Manushaqe Bakos, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Dritan. Libri vjen si surprize me rastin e Shen Valentinit, prandaj bejeni dhurate ne Diten e Dashurise, duke e porositur qe tani tek libraria Leximtari online.
Përshkrimi
Këtë verë ata do ta mbajnë premtimin.
Këtë verë nuk do t’i dorëzohen tundimit.
Lusi është turistja që po kalon pushimet në një shtëpi plazhi në Ishullin Princi Eduard. Feliksi është vendasi që i ofron asaj një çast kënaqësie. Problemi i vetëm: Lusi nuk e di që ai është vëllai i vogël i shoqes së saj të ngushtë. Kimia midis Lusit dhe Feliksit është e pabesueshme, por lista e arsyeve pse ata duhet të qëndrojnë larg njëri-tjetrit është e gjatë, ndaj betohen se nuk do ta përsërisin më kurrë atë natë të zjarrtë.
Të thënën me të bërë i ndan një det i tërë.
Çdo vit, Lusi arratiset në IPE për një frymëmarrje të thellë ajri bregdetar, goca deti të freskëta dhe verë të ftohtë vinho verde me shoqen e saj të ngushtë, Brixhita. Çdo vizitë fillon me një shëtitje të gjatë në plazh, nën shkëmbinjtë e kuqërremtë, që u rrinë pezull mbi krye dhe një diell të artë. Dhe në çdo vizitë, Lusi i premton vetes se nuk do të përfundojë në shtratin e Feliksit. Përsëri.
Edhe pse Lusi nuk i ka rezistuar dot Feliksit, së paku nuk e ka përfshirë zemrën.
Kur Brixhita ua mbath befas nga Torontoja një javë para dasmës së saj, Lusi lë gjithçka për ta ndjekur në ishull. Misioni i saj është ta ndihmojë Brixhitën të kalojë krizën dhe t’i bëjë ballë burrit të vetëm që nuk ka mundur dot kurrë t’i rezistojë. Por sytë vezullues dhe batutat flirtuese të Feliksit janë zëvendësuar me diçka të re dhe Lusi nis të pyesë veten se sa e sigurt është në të vërtetë zemra e saj.
REVIEWS
“Një roman vere seksi dhe ëndërrues”
– Kiley Reid, autore e romanit “Come and Get It”
“Ky libër ka për t’ju lënë pa frymë”
—Annabel Monaghan, autore e romanit “Same Time Next Summer”
“I thellë dhe vezullues!”
– Jennifer Niven
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 325 Faqe
- Data e publikimit: 13/02/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Titulli origjinal: This Summer Will be Different
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.