Autor: Colleen Hoover

Colleen Hoover lindi më 11 dhjetor 1979 në Sulphur Springs, Texas) është autore amerikane që ka fituar zemrat e lexuesve me romanet e saj romantike dhe “young adult”.
Hoover u rrit në Saltillo, Texas, dhe përfundoi shkollën e mesme aty në vitin 1998. Pas kësaj studioi “punonjese sociale” në Texas A&M University. Përpara se të bëhej shkrimtare profesioniste, Colleen punoi si punonjëse sociale dhe mësuese.
Karriera e saj nisi seriozisht në 2012 kur ajo botoi vetë librin e saj të parë, Slammed. Libri u prit mirë dhe më pas u ribotua nga një shtëpi botuese e madhe.
Pas suksesit, Hoover la punën dhe u përkushtua plotësisht shkrimtarisë.
Librat e saj shpesh përqendrohen te marrëdhëniet njerëzore, emocionet e forta, trauma dhe temat që nuk janë gjithmonë “të lehta” – por që afrojnë lexuesin.
“Në vitin 2016, “Mbaron me ne” u bë një nga veprat më të njohura të saj – një roman që përballet me dhunë në marrëdhënie dhe sfidat emocionale.”
Derisa shumë prej librave të saj u publikuan fillimisht si vetëbotime, ata u bënë best-seller-e ndërkombëtare – dhe Hoover ka shitur më shumë se 20 milionë kopje deri më tani.
Stili i saj përbën kombinim të ngjarjeve plot tension emocional, personazhe të ndërlikuar dhe rrallë shmang ato momente ku letërsia provokon reflektim.
Colleen Hoover është njohur edhe për ndikimin e saj në mediat sociale – veçanërisht komunitetit #BookTok – që ka rritur shumë popullaritetin dhe shitjet e librave të saj.
Përveç romanit Mbaron me ne, ajo ka botuar edhe shumë libra të tjerë që preferohen nga lexuesit për përjetimet emocionuese dhe për atë mënyrë që Hoover përdor për të trajtuar çështje të dhimbshme si dhuna, humbjet dhe shpresa. Libri i pare i saj ne shqip eshte Ska shprese, botuar nga Morava por thuajse te gjitha romanet e kesaj autoreje jane botuar nga Living dhe i gjeni edhe tek Leximtari.

Po shfaqen krejt 17 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Loje e rrezikshme

(0)
1, 400.00 L

Libri më i fundit i autores fenomenale Colleen Hoover, i botuar vetëm pak muaj më parë në mbarë botën (“Woman Down”), vjen ekskluzivisht në shqip! “Lojë e rrezikshme” është një thriller magjepsës dhe drithërues, në të cilin një shkrimtare e dëshpëruar kërkon muzën në një vend të largët e të izoluar. Por ajo çka gjen atje sfidon çdo pritshmëri… dhe vetë realitetin. Zbuloni këtë bestseller absolut, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

Pa Meritin

(0)
1, 300.00 L

Mbretëresha e bestseller-it, Colleen Hoover, rikthehet me librin e saj të 12-të në shqip: “Pa Meritin”. Një roman provokues për një vajzë që mbledh sekrete dhe trofe të pamerituar, ndërsa përpiqet të shpëtojë nga gënjeshtrat e familjes së saj.

Shume vone – Colleen Hoover

(1)
1, 300.00 L

Mbreteresha e bestseller-it, Colleen Hoover, – autorja e sages Mbaron me ne dhe Fillon me ne, –  vjen me nje liber te ri per lexuesin shqiptar, Shume vone, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Living.

Kujtimet e tij

(0)
1, 300.00 L

Një tjetër roman emocionues nga autorja bestseller, Colleen Hoover, vjen në gjuhën shqipe nga Botimet Living. “Kujtimet e tij” sjell historinë tronditëse të një nëne të re, e cila kërkon me dëshpërim të ndërtojë një jetë shpresëdhënëse dhe të ribashkohet me vajzën e saj, përtej pengesave dhe gabimeve të së kaluarës. Një dëshmi prekëse për forcën e faljes, rrezikun e dashurisë dhe shërimin e plagëve më të thella. Zbuloni këtë libër që do t’ju rrëmbejë zemrën, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.