Colleen Hoover
Colleen Hoover lindi më 11 dhjetor 1979 në Sulphur Springs, Texas) është autore amerikane që ka fituar zemrat e lexuesve me romanet e saj romantike dhe “young adult”. Hoover u rrit në Saltillo, Texas, dhe përfundoi shkollën e mesme aty në vitin 1998. Pas kësaj studioi “punonjese sociale” në Texas A&M University. Përpara se të bëhej shkrimtare profesioniste, Colleen punoi si punonjëse sociale dhe mësuese. Karriera e saj nisi seriozisht në 2012 kur ajo botoi vetë librin e saj të parë, Slammed. Libri u prit mirë dhe më pas u ribotua nga një shtëpi botuese e madhe. Pas suksesit, Hoover la punën dhe u përkushtua plotësisht shkrimtarisë. Librat e saj shpesh përqendrohen te marrëdhëniet njerëzore, emocionet e forta, trauma dhe temat që nuk janë gjithmonë “të lehta” – por që afrojnë lexuesin. “Në vitin 2016, “Mbaron me ne” u bë një nga veprat më të njohura të saj – një roman që përballet me dhunë në marrëdhënie dhe sfidat emocionale.” Derisa shumë prej librave të saj u publikuan fillimisht si vetëbotime, ata u bënë best-seller-e ndërkombëtare – dhe Hoover ka shitur më shumë se 20 milionë kopje deri më tani. Stili i saj përbën kombinim të ngjarjeve plot tension emocional, personazhe të ndërlikuar dhe rrallë shmang ato momente ku letërsia provokon reflektim. Colleen Hoover është njohur edhe për ndikimin e saj në mediat sociale – veçanërisht komunitetit #BookTok – që ka rritur shumë popullaritetin dhe shitjet e librave të saj. Përveç romanit Mbaron me ne, ajo ka botuar edhe shumë libra të tjerë që preferohen nga lexuesit për përjetimet emocionuese dhe për atë mënyrë që Hoover përdor për të trajtuar çështje të dhimbshme si dhuna, humbjet dhe shpresa. Libri i pare i saj ne shqip eshte Ska shprese, botuar nga Morava por thuajse te gjitha romanet e kesaj autoreje jane botuar nga Living dhe i gjeni edhe tek Leximtari.
Shume vone – Colleen Hoover
- Autori: Colleen Hoover
- Shtëpia botuese: Living
- Përkthyesi: Rudina Nervaj
- Redaktori: Bledar Çepele dhe Pranvera Palushi
Mbreteresha e bestseller-it, Colleen Hoover, – autorja e sages Mbaron me ne dhe Fillon me ne, – vjen me nje liber te ri per lexuesin shqiptar, Shume vone, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Living.
Përshkrimi
Slloni është e gatshme të sakrifikojë gjithçka, për të mirën e njerëzve që do. Dhe kështu bën, ditë pas dite.
E detyruar të jetojë me Asa Xheksonin, një trafikues droge me emër, më në fund arrin të mbijetojë, paçka se kundër parimeve të saj.
Ndërsa ajo bëhet gjithnjë e më e varur emocionalisht dhe financiarisht prej Asës, ai fiksohet aq keq pas saj, saqë rreziku rritet çdo çast. Kur në skenë hyn Karteri, polici I DEA-s, i ngarkuar me detyrën për të kapur Asën, Slloni habitet kur kupton se mes tyre lind një tërheqje e befasishme dhe e fortë.
Megjithëse është e vetëdijshme se, po ta marrë vesh Asa, është e vdekur, Slloni zhytet çdo ditë e më shumë në batak.
Ama Asa është gjithnjë një hap para të gjithë atyre që e rrethojnë dhe Slloni nuk bën përjashtim. Askush, asnjëherë nuk i ka futur atij shkopinj nën rrota… Askush, asnjëherë, përveç Karterit!
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 342 Faqe
- Data e publikimit: 01/06/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Titulli origjinal: Too late
- Vendi i botimit: Tirane

fatjonakeca98 –
-
-