Autor: David Walliams

David Walliams është një nga autorët më të njohur të letërsisë për fëmijë në botë. I lindur në Londër, ai u bë fillimisht i famshëm si aktor dhe komedian, por shumë shpejt fitoi zemrat e lexuesve të vegjël me librat e tij plot humor, fantazi dhe mesazhe të forta emocionale.
Që nga botimi i parë në vitin 2008, librat e tij janë përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe kanë shitur miliona kopje, duke u renditur shpesh në listat e librave më të shitur. Me personazhe të çuditshëm, situata komike dhe histori që prekin zemrën, David Walliams është quajtur shpesh si “pasardhësi modern i Roald Dahl”.
Veprat e tij si Gjyshe Gangstere, Djali me fustan, Dhëmballaj apo Zonja Smëkënaq janë kthyer në klasike bashkëkohore për fëmijë, duke i bërë librat e tij të preferuar në çdo bibliotekë familjare.
Thuajse të gjithë librat e tij kanë ardhur në shqip nga Botart dhe i gjeni edhe tek Leximtari.

Po shfaqen krejt 21 përfundimetRenditur sipas më të rejave