David Walliams
David Walliams është një nga autorët më të njohur të letërsisë për fëmijë në botë. I lindur në Londër, ai u bë fillimisht i famshëm si aktor dhe komedian, por shumë shpejt fitoi zemrat e lexuesve të vegjël me librat e tij plot humor, fantazi dhe mesazhe të forta emocionale. Që nga botimi i parë në vitin 2008, librat e tij janë përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe kanë shitur miliona kopje, duke u renditur shpesh në listat e librave më të shitur. Me personazhe të çuditshëm, situata komike dhe histori që prekin zemrën, David Walliams është quajtur shpesh si “pasardhësi modern i Roald Dahl”. Veprat e tij si Gjyshe Gangstere, Djali me fustan, Dhëmballaj apo Zonja Smëkënaq janë kthyer në klasike bashkëkohore për fëmijë, duke i bërë librat e tij të preferuar në çdo bibliotekë familjare. Thuajse të gjithë librat e tij kanë ardhur në shqip nga Botart dhe i gjeni edhe tek Leximtari.
Gjyshja Gango- BAT
- Autori: David Walliams
- Shtëpia botuese: Botart
- Përkthyesi: Artan Miraka
- Redaktori: Dhurata Agalliu
Një tjetër roman bestseller i David Walliams, që të bën për të qeshur. Një histori për të vegjël rreth paragjykimeve dhe pranimit, gjërave qesharake dhe fjalëve të buta që vijnë nga gjyshja që dikur kishte vjedhur gjëra të çmuara dhe sot ka nevojë për ndihmën e nipit të saj, Benit, i cili është tejet i mërzitur se e kanë lënë të qëndrojë në shtëpinë e saj
Përshkrimi
Heroi ynë Ben është i mërzitur përtej asaj që pritej sepse atë e çuar për të qëndruar në shtëpinë e gjyshes së tij. Ajo është gjyshja më e mërzitshme që ka parë: mbi gjithçka ajo dëshiron të luajë Scrabble dhe të hajë supë me lakër. Por Ben nuk i di disa gjëra rreth gjyshes së tij.
1) Ajo dikur kishte vjedhur gurë me vlera të çmuara botërore.
2) Gjatë gjithë jetës së saj, ajo kishte komplotuar për të vjedhur gurët e Kurorës, dhe tani ajo ka nevojë për ndihmën e Benit …
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 263 Faqe
- Titulli origjinal: Gangsta Granny
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2025

Artan Gjergji –
-
-
gjergjiirsa11 –
-
-