Autor: Ena Bulku

Kreativiteti ka qenë gjithmonë në qendër të punës së Ena Bulkut, e cila është diplomuar me master në pikturë grafike dhe ka zhvilluar projekte të shumta në fushën e art-terapisë. Ajo ka ndërtuar ura mes artit dhe publikut si specialiste e marrëdhënieve me publikun, duke sjellë nisma që ndërthurin krijimtarinë me zhvillimin social. Ka kuruar ekspozita të artistëve vendas e të huaj dhe për katër vite ka udhëhequr kalendarin artistik të COD-it në Zyrën e Kryeministrit. Sot, si drejtoreshë e Galerisë së Artit Bashkëkohor në Tiranë (GOCAT), ajo vazhdon të promovojë artin bashkëkohor dhe të gjallërojë skenën kulturore shqiptare.
Ena Bulku është autore e dy romaneve “Instikt” dhe “Pallati i dëshpërimit”, me të cilin është vlerësuar nga juria e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në vitin 2024 si një nga autorët e rinj premtues dhe është mbështetur financimi i tij. Ky libër është hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Ombra GVG dhe gjendet në librarinë Leximtari.

Po shfaqet përfundimi i vetëm

Pallati i deshperimit

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.