Ena Bulku

Kreativiteti ka qenë gjithmonë në qendër të punës së Ena Bulkut, e cila është diplomuar me master në pikturë grafike dhe ka zhvilluar projekte të shumta në fushën e art-terapisë. Ajo ka ndërtuar ura mes artit dhe publikut si specialiste e marrëdhënieve me publikun, duke sjellë nisma që ndërthurin krijimtarinë me zhvillimin social. Ka kuruar ekspozita të artistëve vendas e të huaj dhe për katër vite ka udhëhequr kalendarin artistik të COD-it në Zyrën e Kryeministrit. Sot, si drejtoreshë e Galerisë së Artit Bashkëkohor në Tiranë (GOCAT), ajo vazhdon të promovojë artin bashkëkohor dhe të gjallërojë skenën kulturore shqiptare. Ena Bulku është autore e dy romaneve “Instikt” dhe “Pallati i dëshpërimit”, me të cilin është vlerësuar nga juria e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në vitin 2024 si një nga autorët e rinj premtues dhe është mbështetur financimi i tij. Ky libër është hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Ombra GVG dhe gjendet në librarinë Leximtari.

Pallati i deshperimit

Ena Bulku vjen me romanin e dyte “Pallati i deshperimit” pas nje periudhe te gjate akumulimi dhe reflektimi pervojash per qytetin dhe mjedisin qe e rrethon. Ky roman te trondit me thjeshtesine dhe forcen e madhe te vezhgimit dhe te depertimit te botes qe e rrethon.

1, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928064769
SKU: OMB3215
0

Përshkrimi

Nese e keni lexuar Bukovskin apo Mira Meksin, Zafonin apo Kadarene, dhe do te lexoni kete roman, do te shikoni nje rrefimtare ndryshe nga ato qe shfaq letersia bashkekohore shqipe. Permes nje mprehtesie dhe guximi te pazakonte, artistija Ena Bulku ka pikturuar 8 personazhe, te cilat mund te jene fare mire banoret e qytetit qe jetojme perdite, te cilet te trondisin dhe te bejne ta shohesh ndryshe mjedisin qe jeton.

Me nje fuqi te thelle psikologjike dhe me nje mjeshtri narrative, Pallati i deshperimit i vjen lexuesit si nje sfide qe duhet kapercyer, por edhe si nje permbysje e realitetit te bukur. Po deshet, edhe si nje model ndryshe i rrefimit feminist, duke e zhveshur te shemtuaren, ngjashmerisht sipas stilit te Roxane Gay, e cila eshte perfaqesuese e denje e “bad feminism”.

Ky roman eshte vleresuar nga juria e Qendres Kombetare te Librit dhe Leximit si nje nga prurjet me te mira per tu mbeshtetur dhe tashme hidhet ne qarkullim nga shtepia botuese “Ombra GVG”. Autorja ka shkruar ne vitin 2015 romanin “Instikt”.

FRAGMENT NGA ROMANI

“…Por shiu harron shpejt. Si një udhëtar i lodhur, një dëgjues kalimtar, pretendon rrëfimet e tua në tabakanë e gostive. Disa e pëlqejnë shiun, disa të tjerë e kanë neveri. ‘Varet se në cilën stinë ke lindur’, thonë. Unë kam lindur në stinën e njeriut, në atë të gabuarën. Kjo ndoshta është edhe fatkeqësia ime më e madhe së cilës i shmangem duke rrëfyer historitë e atyre që kanë diçka për të thënë. Përse unë?! Sepse unë jam një rrëfimtare dhe kjo është ajo çka di të bëj më mirë. A të kam treguar ndonjëherë për ata të tetë?…”

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Pallati i deshperimit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.