Autor: Ermal Hasimja
Rreth autorit
Ermal Hasimja ka lindur në vitin 1975. Është diplomuar në degën e gazetarisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1998. Më pas ka ndjekur studimet në degën e Shkencave Politike në Universitetin Paris VIII dhe më pas ka përfunduar edhe mastër dhe doktoraturë pranë këtij universiteti në Francë në vitin 2006. Në vitin 2008 ka për vijuar studimet postdoktorale në London School of Economics and Political Science në Londër.
Për shumë vite ka punuar pegagog në në Universitetin e Tiranës, në degët e Shkencave Sociale dhe Politike dhe Gazetari. Më pas ka punuar në Universitetin New York dhe Universitetin Europian të Tiranës. Që nga viti 2011 dhe në vazhdim drejton shkollën private Ernest Koliqi, në cilësinë e administratorit. Në karrierën e tij ka një përvojë edhe si këshilltar në Këshillin e Ministrave gjatë viteve 2005 – 2006.
Ermal Hasimja është autor i librit E shkuar e pakryer, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Albas”, të cilin e gjeni edhe tek libraria Leximtari.al.
Po shfaqet përfundimi i vetëm
E shkuar e pakryer
Një reflektim i thellë dhe i ndjerë mbi të shkuarën, që ndjek fatet e familjes së madhe Hasimja në udhëkryqet e historisë. Ky libër eksploron raportet e ndërlikuara mes ideologjive dhe gjithçka që na bashkon apo na ndan si shqiptarë, qoftë në Shqipëri apo në Kosovë. Përmes një rrëfimi plot dhimbje e sinqeritet, Ermal Hasimja na fton në një mision moral: të respektojmë të shkuarën për të kuptuar veten. Një dëshmi e nevojshme mbi kujtesën kolektive, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.