Autor: Flutura Açka

Flutura Açka është një nga zërat më të spikatur të romanit bashkëkohor shqiptar, njëherësh edhe poete, botuese dhe aktiviste në politikë. Ka lindur në vitin 1966 në Elbasan Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1988 dhe për Gjuhë – Letërsi më 2001 në Universitetin e Elbasanit.

Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese.

Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë.

Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë e saj. Në vitin 1997 ajo mori çmimin ndërkombëtar “Lira e Strugës” në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite.

Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali.

Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë.

Edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit. Romani i saj i parë “Vetmi gruaje”, është përkthyer dhe botuar këtë vit në gjuhën bullgare. Me romanin “Biri” ka arritur një kulminacion si romanciere. Ndër veprat më të njohura janë edhe “Kukullat nuk kanë atdhe”, Të ftuar në rrethin e dhjetë, Hiri, Vetmi gruaje, etj.  Flutura Açka e ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Utrechtit, Hollandës.

Një pjesë të librave të kësaj autoreje i gjeni tek Leximtari.

Po shfaqen krejt 4 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Ferri i fjetur

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 350.00 L.

Biri – Flutura Acka – Mediaprint

(1)
Çmimi origjinal qe: 1, 300.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 170.00 L.
Shitur të gjitha

Biri – Flutura Acka

(1)
1, 200.00 L