Autor: Granit Zela

Granit Zela është përkthyes, poet, shkrimtar dhe studiues. U lind në vitin 1979. Është diplomuar për studime britanike dhe amerikane, si dhe për gjuhë dhe letërsi shqipe. Është autor i romaneve, vëllimeve me tregime, poezi dhe ese, ndër të cilat:

  • “Përmbytja”, roman, 2024 (Çmimi Rexhai Surroi)
  • “Secili shkruan tregimin e vet”, tregime, 2021
  • “Politika e jashtme amerikane pas Luftës së Ftohtë: 1989–2009”, studim, 2011
  • “Dodona”, roman, 2006
  • “Shkronjat e errësirës”, ese, 2008
  • “Psherëtimë për banalitetin”, ese, 2011
  • “Fjala altar”, poezi, 2011
  • “Në studion time hermetike”, poezi, 2003
  • “Vdekje me dëshirë”, tregime, 2002
  • “Apokalips”, poezi, 2001 (Çmimi “Kënga e Parë”, LSHASH)

Ka përkthyer në shqip vepra të rëndësishme të letërsisë anglo-amerikane, ndër të cilat:

  • Henry James, “Portreti i një zonje”, 2025
  • John Banville, “Znj. Osmond”, 2024
  • John Updike, “Lepuri prehet”, 2023
  • John Updike, “Lepuri është i pasur”, 2022
  • John Updike, “Lepuri kthehet”, 2021
  • John Updike, “Lepur, vrapo” 2020, (Çmimi Kombëtar i Përkthimit)
  • William Faulkner, “Duke dhënë shpirt”, 2019
  • William Faulkner, “Dritë e gushtit”, 2017
  • Mary Shelley, “Syri i keq”, 2021
  • Edgar Allan Poe, “Pusi dhe lavjerrësi”; “Shembja e shtëpisë Asher”, 2020
  • Herbert George Wells, “Dyqani magjik”, 2020
  • Charlotte Perkins Gilman, “Letra e verdhë e murit”, 2020.

Ka përkthyer gjithashtu pesëmbëdhjetë vepra joletrare, ndër to përmbledhjen me ese të përzgjedhura “Vetëbesimi” të Ralph Waldo Emerson-it dhe dy përmbledhje me esetë e plota të George Orwell-it.

Dr. Granit Zela është specializuar për gjuhë angleze në Teksas (SHBA, 2005, 2009), Otava (Kanada, 2006) dhe Heidelberg (Gjermani, 2005). Aktualisht është lektor universitar në Universitetin e Nju-Jorkut, Tiranë.

Ka kontribuar vazhdimisht në periodikët letrarë dhe kulturorë, me mbi dyqind përkthime artikujsh, esesh dhe shkrimesh kritike të autorëve anglo-saksonë.

Është një nga nismëtarët dhe koordinator i Forum 26. Disa nga veprat dhe përkthimet e tij i gjeni tek Leximtari.al.

Po shfaqet përfundimi i vetëm

Permbytja – Granit Zela

(0)
1, 000.00 L

I sprovuari Granit Zela me përkthime tejet të vështira nga autorët më të shquar të letërsisë botërore, ai e mpreh lapsin për të shkruar romanin e tij, i cili është vlerësuar nga kritika dhe lexuesit si një nga prurjet romanore më të mira të shkruara pas viteve ’90 në Shqipëri.