Autor: J K. Rowling

Joane K. Rowling ka lindur më 31 korrik 1965 në Chipping Sodbury, Angli, nga prindër londinezë. Shkrimtarja është diplomuar për letërsi dhe filologji franceze. Në moshën 6-vjeçare filloi të shkruajë një histori të quajtur “Lepuri”, të cilën nuk e përfundoi asnjëherë.

Në tetor të vitit 1992, u martua me një gazetar të televizionit portugez, Jorges Arantes. Nga kjo martesë lindi vajza e saj, Xhesika.

Jeta e saj ka kaluar nëpër shumë sfida jetësore dhe profesionale. Pas refuzimeve të shumta që hasi në dorëshkrim “Harry Potter dhe guri filozofal”, botimi i tij shënoi ndryshim rrënjësor të jetës, duke u bërë një nga autoret më të njohura në të gjithë botën. Seria e Harry Potter mbetet një nga më të shiturat pas gati tri dekadash nga botimi i librit të parë.

Tashmë ajo bashkë me të bijën jeton në Edinburg dhe është një nga gratë më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar.

Nën pseudonimin Robert Galbraith, Rowling ka shkruar romanet policore: Kënga e Qyqes, Krimbi i mëndafshit, Rruga e së keqes, E bardha që vret. Vepra e saj është botuar në shqip nga Dituria dhe gjendet edhe në librarinë Leximtari.

Po shfaqen krejt 13 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Harry Potter 1 dhe guri filozofal

(0)
900.00 L

Harri Poter është një libër që ka magjepsur mendjet e miliona fëmijëve në mbarë botën, duke arritur rekorde historike. Një libër, ku magjia rrëfehet si jetë e vërtetë dhe e magjeps edhe lexuesin. Një libër, që shkruan për gjëra të rëndësishme në mënyrë të thjeshtë, që të rrëmben, por nuk të turbullon, që të frikëson e të qetëson njëherazi dhe që shpesh, me humorin e bukur, të bën të qeshësh.