Autor: Jaap Robben
Rreth autorit
Jaap Robben është shkrimtar i njohur bashkëkohor hollandez, fitues i disa çmimeve letrare kombëtare dhe i përfshirë në garë për çmimin ndërkombëtrar Booker Prize. Ka lindur në vitin 1984. Me stilin e tij, Robben nuk shkruan për një moshë të caktuar, por për secilin në veçanti. Me romanin e tij të parë Ti duhet të më dashurosh (Birk), ai fitoi zemrat e librashitësve, lexuesve dhe kritikëve. Ky roman u vlerësua, ndër të tjera, edhe me Çmimin e Librashitësve Hollandezë.
Palltoja e verës (Zomervacht) u përfshi në listën e gjatë të International Booker Prize për vitin 2021 dhe mori shumë vlerësime brenda dhe jashtë kufijve të gjuhës holandeze.
Në vitin 2022, ai botoi romanin e tij më të fundit dhe shumë të diskutuar Schemerleven, i cili u bë gjithashtu bestseller dhe u shpërblye me Çmimin e Librashitëse Confituur në vitin 2023.
Romanet e Robben janë përshtatur në filma dhe veprat e tij janë botuar në pesëmbëdhjetë gjuhë.
Në gjuhën shqipe ka ardhur përmes shtëpisë botuese Ombra GVG, e cila ka hedhur në qarkullim dy romanet e tij: Palltoja e verës dhe Drita e muzgut. Këto libra i gjeni online edhe tek libraria Leximtari.