Jaap Robben
Jaap Robben është shkrimtar i njohur bashkëkohor hollandez, fitues i disa çmimeve letrare kombëtare dhe i përfshirë në garë për çmimin ndërkombëtrar Booker Prize. Ka lindur në vitin 1984. Me stilin e tij, Robben nuk shkruan për një moshë të caktuar, por për secilin në veçanti. Me romanin e tij të parë Ti duhet të më dashurosh (Birk), ai fitoi zemrat e librashitësve, lexuesve dhe kritikëve. Ky roman u vlerësua, ndër të tjera, edhe me Çmimin e Librashitësve Hollandezë. Palltoja e verës (Zomervacht) u përfshi në listën e gjatë të International Booker Prize për vitin 2021 dhe mori shumë vlerësime brenda dhe jashtë kufijve të gjuhës holandeze. Në vitin 2022, ai botoi romanin e tij më të fundit dhe shumë të diskutuar Schemerleven, i cili u bë gjithashtu bestseller dhe u shpërblye me Çmimin e Librashitëse Confituur në vitin 2023. Romanet e Robben janë përshtatur në filma dhe veprat e tij janë botuar në pesëmbëdhjetë gjuhë. Në gjuhën shqipe ka ardhur përmes shtëpisë botuese Ombra GVG, e cila ka hedhur në qarkullim dy romanet e tij: Palltoja e verës dhe Drita e muzgut. Këto libra i gjeni online edhe tek libraria Leximtari.
Drita e muzgut
- Autori: Jaap Robben
- Shtëpia botuese: OMBRA GVG
- Përkthyesi: Viola Trifoni
- Redaktori: Vasilika Tafa
Romani “Drita e muzgut” ngre pyetje të mëdha mbi psikologjinë e një shoqërie të detyruar t’i mbajë të mbyllura historitë personale deri në fund të jetës. E rrëfyer me sytë e Fridës, sot një grua tetëdhjetëvjeçare në një azil, ngjarja na kthen pas në vitet ’60, ku një dashuri e ndaluar me një burrë të martuar kthehet në një dramë ekzistenciale nën hijen e rreptë të Kishës. Zbuloni pengun e saj të fundit në këtë histori prekëse, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Përshkrimi
Një dashuri e ndaluar mbi akull dhe pengu i një jete të tërë
Historia e romanit “Drita e muzgut” zë fill në vitet ‘60 dhe lidhet thellësisht me qytetin e Nijmegenit, një vend me bindje të rrepta fetare ku gjithçka kontrollohej nga normat e ashpra të kohës. Pikërisht mbi akullin e ngrirë të lumit Waal, ndodh një takim i rastësishëm midis Fridës, një shitëseje të re lulesh, dhe Ottos, një profesori universiteti të martuar. Shumë shpejt mes tyre ndizen shkëndijat e një dashurie të thellë, e cila, ndonëse e paligjshme dhe e rrezikshme, i ndryshoi jetën Fridës përgjithmonë.
Ajo çfarë nisi si një ndjenjë e dëlirë kthehet me shpejtësi në një dramë të vërtetë ekzistenciale. Ngjarjet dhe jetët shpirtërore të banorëve të asaj qyteze dominoheshin tërësisht nga Kisha Katolike, dhe vendimet e marra prej saj për ata që guxonin të dilnin jashtë këtij kontrolli ishin mizore dhe viktimizuese. Libri zhbiron psikologjinë e një shoqërie që i detyron njerëzit t’i varrosin të vërtetat e tyre brenda vetes.
E ndërtuar mbi një strukturë mjeshtërore retrospektive, ngjarja rrëfehet përmes syve të Fridës, e cila sot është një grua tetëdhjetëvjeçare. Ajo i shtyn ditët e fundit e vetmuar në një azil, pasi bashkëshorti i saj nuk jeton më. Tani që ndodhet në prag të largimit nga jeta, Frida nuk dëshiron të ikë e pikëlluar. Ajo guxon të kërkojë atë dritë që e humbi me dhunë në kohën e vajzërisë. Por… cili është vallë pengu i saj i vërtetë?
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 424 Faqe
- Data e publikimit: 30/03/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.