Autor: Jason Matthews

Jason Matthews është një oficer i dalë në pension i Drejtorisë së Operacioneve të CIA-s dhe njëherësh autor i romaneve të spikatura të spinuazhit. Gjatë një karriere tridhjetë e trevjeçare, ai ka shërbyer në disa vende jashtë shtetit dhe është angazhuar në mbledhjen e të dhënave të inteligjencës së sigurisë kombëtare, duke u specializuar në operacione në zona të ndaluara. Matthews ka zhvilluar operacione rekrutimi kundër objektivave sovjetiko–evropiano-lindorë, aziatiko-lindorë, në Lindjen e Mesme dhe në Karaibe. Si Shef në disa Stacione të CIA-s, ai ka bashkëpunuar me partnerë të huaj në operacione kundër përhapjes së armëve dhe kundër terrorizmit. Prej disa kohësh i është kushtuar edhe shkrimit të romaneve të spiunazhit. “Harabeli i kuq” është libri i parë i një trilogjie mbresëlënëse që vijon edhe me romanet: “Pallati i tradhëtisë” dhe “Kandidati i Kremlinit”. Ai jeton në Kaliforninë Jugore. Të tre librat e tij kanë ardhur në shqip nga botimet Living dhe gjenden tek Leximtari.

Po shfaqen krejt 3 përfundimetRenditur sipas më të rejave