Jason Matthews

Jason Matthews është një oficer i dalë në pension i Drejtorisë së Operacioneve të CIA-s dhe njëherësh autor i romaneve të spikatura të spinuazhit. Gjatë një karriere tridhjetë e trevjeçare, ai ka shërbyer në disa vende jashtë shtetit dhe është angazhuar në mbledhjen e të dhënave të inteligjencës së sigurisë kombëtare, duke u specializuar në operacione në zona të ndaluara. Matthews ka zhvilluar operacione rekrutimi kundër objektivave sovjetiko–evropiano-lindorë, aziatiko-lindorë, në Lindjen e Mesme dhe në Karaibe. Si Shef në disa Stacione të CIA-s, ai ka bashkëpunuar me partnerë të huaj në operacione kundër përhapjes së armëve dhe kundër terrorizmit. Prej disa kohësh i është kushtuar edhe shkrimit të romaneve të spiunazhit. “Harabeli i kuq” është libri i parë i një trilogjie mbresëlënëse që vijon edhe me romanet: “Pallati i tradhëtisë” dhe “Kandidati i Kremlinit”. Ai jeton në Kaliforninë Jugore. Të tre librat e tij kanë ardhur në shqip nga botimet Living dhe gjenden tek Leximtari.

Pallati i tradhëtisë

Historia e famshme e Harabelit të kuq vijon me një rrugëtim mbresëlënës dhe jashtëzakonisht argëtues. E shkruar nga një ish-agjent i brendshëm i CIA-s, kjo kryevepër e spiunazhit vjen me elemente kinematografike që të mbajnë pezull. Një libër shqip plot aksion dhe tradhti, ku asgjë nuk është ashtu siç duket.

Gjejeni këtë aventurë drithëruese ekskluzivisht në Leximtari.

1, 400.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928837028
SKU: BLIV0015
0

Përshkrimi

Në rrejtën e spiunazhit dhe joshjes vdekjeprurëse

Kapitenia Dominika Egorova e Shërbimit Sekret Rus përçmon oligarkët dhe banditët e sistemit, por askush nuk e di që ajo punon fshehurazi si agjente e dyfishtë për CIA-n. Trajnimi i saj i pashpirt si “Harabel” në artin e seks-spiunazhit i ndërlikon më tej rreziqet që duhet të ndërmarrë.

Në romanin “Pallati i tradhetise”, kimia dhe epshi mes saj dhe oficerit të CIA-s, Nataniel Nesh, janë po aq të rrezikshme sa vetë misioni. Ndërkohë që i shmanget me mjeshtëri ekspozimit, Dominika duhet t’i mbijetojë një shefi vrastar psikotik, një atentati iranian dhe intrigave në nivelet më të larta të pushtetit.

Për këtë histori kaq aktuale, mediat ndërkombëtare nuk i kanë kursyer elozhet:

“Vazhdimi emocionues i librit ‘Harabeli i kuq’… është kaq autentik! Skenat e aksionit janë përtej çdo imagjinate!”The New York Times

“Një histori në dukje kaq e mundshme dhe aktuale, saqë të ngjall dyshime nëse ky roman mund të botohet ndonjëherë në Rusi.”The Philadelphia Inquirer

Për çdo lexues të apasionuar pas mistereve qeveritare dhe aksionit inteligjent, ky botim është i domosdoshëm. Porositni kopjen tuaj sot.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Pallati i tradhëtisë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.