Autor: Mira Meksi

Mira Meksi është një nga autorët më të spikatur të letërsisë bashkëkohore shqipe dhe përkthyese e mirënjohur nga letërsia e shkruar në spanjisht dhe frëngjisht. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per tu përmendur çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit 2006 “me romanin “Kujtim Kurvash të Trishta” nga Gabriel Garcia Marquez dhënë nga Ministria e Kulturës. Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit “E Kuqja e Demave”, i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese “Persee”.

Në vitin 2014, romani “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin për çmimin letrar “Ballkanika”.

Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si: Dumas, M. Yourcenar, M. Duras, Baudelaire,Lamartine, Rimbaud, Marquez, Borges, Neruda, Paz, Sabato, Allende, Javier Marias, Vargas Llosa, Saramago, Fuentes, Cela, Lorca, Bernardo Atxaga, etj.

Ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe në spanjisht: “30 vjet Poezi” të I. Kadare; “Antologjia e Poezisë së Sotme Shqipe” në spanjisht.

Mira Meksi është e martuar me Ilir Meksin dhe i biri i saj është Marin Meksi.

Vlerësime të tjera

2011: Urdhri ”COMENDADORA” i Meritës Civile i dhënë nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I.

2011: Çmimi i Eseistikës “Gjergj Fishta 2011” akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për librin me ese “Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura”.

2015: Çmimi i Përkthimit 2015 Panairi i Librit, për romanin “Identiteti” të Milan Kunderës

2015: Çmimi i Romanit 2015 “Rexhai Surroi”, për “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”

2019: Çmimi Romani më i Mirë i vitit nga Bukinist, për “Diktatori në kryq”

2020: Çmimi Romani më i Mirë nga Panairi Kombëtar i Librit Fier 2020, për “Diktatori në kryq”

2020: Çmimi Kombëtar i Letërsisë Romani më i Mirë 2019, për “Diktatori në kryq”

2021: Çmimi Kult, Përkthimi më i Mirë i Vitit për romanin “Njëqind vjet vetmi” të Gabriel Garcia Marquez.

Librat e Mira Meksit i gjeni tek libraria Leximtari.

Po shfaqen krejt 3 përfundimetRenditur sipas më të rejave

-15% Në fokus

Bitellsat i vrane pas mesnate

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Shkrimtarja Mira Meksi vjen sërish me një provokim narrativ para lexuesit, ku këtë herë ingtriga ndërtohet mbi një udhëtim të pazakontë të grupit Bitëllsa në Shqipërinë komuniste, vendin më të izoluar në planet. Muzika, meditimi, idealet komuniste dhe shumë karrema tregimtarë presin për t’u zbuluar prej jush

Diktatori ne kryq – HC-BO

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Ikona e plagosur

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.