Mira Meksi
Mira Meksi është një nga autorët më të spikatur të letërsisë bashkëkohore shqipe dhe përkthyese e mirënjohur nga letërsia e shkruar në spanjisht dhe frëngjisht. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per tu përmendur çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit 2006 “me romanin “Kujtim Kurvash të Trishta” nga Gabriel Garcia Marquez dhënë nga Ministria e Kulturës. Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit “E Kuqja e Demave”, i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese “Persee”. Në vitin 2014, romani “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin për çmimin letrar “Ballkanika”. Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si: Dumas, M. Yourcenar, M. Duras, Baudelaire,Lamartine, Rimbaud, Marquez, Borges, Neruda, Paz, Sabato, Allende, Javier Marias, Vargas Llosa, Saramago, Fuentes, Cela, Lorca, Bernardo Atxaga, etj. Ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe në spanjisht: “30 vjet Poezi” të I. Kadare; “Antologjia e Poezisë së Sotme Shqipe” në spanjisht. Mira Meksi është e martuar me Ilir Meksin dhe i biri i saj është Marin Meksi. Vlerësime të tjera 2011: Urdhri ”COMENDADORA” i Meritës Civile i dhënë nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I. 2011: Çmimi i Eseistikës “Gjergj Fishta 2011” akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për librin me ese “Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura”. 2015: Çmimi i Përkthimit 2015 Panairi i Librit, për romanin “Identiteti” të Milan Kunderës 2015: Çmimi i Romanit 2015 “Rexhai Surroi”, për “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” 2019: Çmimi Romani më i Mirë i vitit nga Bukinist, për “Diktatori në kryq” 2020: Çmimi Romani më i Mirë nga Panairi Kombëtar i Librit Fier 2020, për “Diktatori në kryq” 2020: Çmimi Kombëtar i Letërsisë Romani më i Mirë 2019, për “Diktatori në kryq” 2021: Çmimi Kult, Përkthimi më i Mirë i Vitit për romanin “Njëqind vjet vetmi” të Gabriel Garcia Marquez. Librat e Mira Meksit i gjeni tek libraria Leximtari.
1, 200.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.1, 020.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Më shumë info për këtë artikull
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.