Autor: Niccolo' Ammaniti
Rreth autorit
NICCOLÒ AMMANITI ka botuar “Verzat” (1994), “Baltë” (1996), “E dashur pritmë” (1999), “Unë nuk kam frikë” (2001), “Me urdhër të Zotit” (2006), “Le të nisë festa” (2009), “Unë dhe ti” (2010), “Çasti është delikat” (2012) dhe “Ana” (2015).
Për televizion ka shkruar dhe drejtuar serinë “Mrekullia” (2018) dhe “Ana” (2021). “E dashur pritmë”, “Unë nuk kam frikë” dhe “Ana” kanë ardhur në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese “Dudaj”.
Librat e ketij autori i gjeni edhe tek libraria Leximtari, online dhe ne Tirana Ring Center.
Po shfaqen krejt 2 përfundimetRenditur sipas më të rejave
Jeta intime
Si një alienist modern Niccolò Ammaniti i bën një prerje anatomike mendjes së një gruaje, eksploron frikën e saj, obsesionet, dëshirat e parrëfyeshme në një roman që bën tok fantazinë e çartur, realizmin psikologjik, sensin e tragjikes dhe magjinë e paradoksit.