Autor: Richard Paul Evans

Richard Paul Evans është autori më i vlerësuar amerikan për romancat e Krishtlindjeve. Ai ka shkruar 11 libra dhe tashmë është një autor që i ka kapërcyer kufijt e famës përtej Amerikës. Ka marrë disa çmime si American Mothers Book Award, si dhe disa çmime të tjera në konkurset për Rrëfimin më të mirë apo Novelën më të mirë. Është autor i përfshirë në listën bestseller të The New York Times.
Tashmë ai është i përkthyer në 22 gjuhë të botës dhe në disa vende ka qenë ndër autorët më të shitur në tregun e librit.
Libri “Premtimi i Krishtlindjeve” është i pari që vjen në shqip nga seria e librave që ka për këtë festë magjike, hedhur në qarkullim nga Botimet Living. Pas tij, janë edhe librat Sekreti i Krishtlindjes dhe Streha e Krishtlindjes. Libri i fundit është Ditari i Noelit.
Këto libra i gjeni edhe tek libraria Leximtari.

Po shfaqen krejt 4 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Sekreti i Krishtlindjes

(0)
1, 200.00 L

Richard Paul Evans, autori bestseller i New York Times dhe mjeshtër i romanit të festave, paraqet historinë prekëse të dy njerëzve që sfidojnë vetminë dhe humbjen për të gjetur dashurinë. “Sekreti i Krishtlindjes” na fton në një udhëtim emocional mes Daytona Beach dhe Utah-s, ku një blogere e vetmuar dhe një burrë që kërkon shërim prekin fatet e njëri-tjetrit. Ky libër është pjesë e serisë me vëllime të njohura Streha e Krishtlindjes dhe Premtimi i Krishtlindjes, tashmë i disponueshëm në Leximtari.