Richard Paul Evans

Richard Paul Evans është autori më i vlerësuar amerikan për romancat e Krishtlindjeve. Ai ka shkruar 11 libra dhe tashmë është një autor që i ka kapërcyer kufijt e famës përtej Amerikës. Ka marrë disa çmime si American Mothers Book Award, si dhe disa çmime të tjera në konkurset për Rrëfimin më të mirë apo Novelën më të mirë. Është autor i përfshirë në listën bestseller të The New York Times. Tashmë ai është i përkthyer në 22 gjuhë të botës dhe në disa vende ka qenë ndër autorët më të shitur në tregun e librit. Libri “Premtimi i Krishtlindjeve” është i pari që vjen në shqip nga seria e librave që ka për këtë festë magjike, hedhur në qarkullim nga Botimet Living. Pas tij, janë edhe librat Sekreti i Krishtlindjes dhe Streha e Krishtlindjes. Libri i fundit është Ditari i Noelit. Këto libra i gjeni edhe tek libraria Leximtari.

Sekreti i Krishtlindjes

Richard Paul Evans, autori bestseller i New York Times dhe mjeshtër i romanit të festave, paraqet historinë prekëse të dy njerëzve që sfidojnë vetminë dhe humbjen për të gjetur dashurinë. “Sekreti i Krishtlindjes” na fton në një udhëtim emocional mes Daytona Beach dhe Utah-s, ku një blogere e vetmuar dhe një burrë që kërkon shërim prekin fatet e njëri-tjetrit. Ky libër është pjesë e serisë me vëllime të njohura Streha e Krishtlindjes dhe Premtimi i Krishtlindjes, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

1, 200.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928338181
SKU: BLIV0079
0

Përshkrimi

Një letër e hapur drejtuar Universit, një blog i fshehtë dhe një kërkim dashurie në prag të festave

“I dashur Univers, a ka njeri atje jashtë?” Duke menduar se askush nuk po e lexon, një blogere që e quan veten LBH shkruan hapur për ndjenjat e saj më personale, sidomos për vetminë e thellë që e kaplon çdo ditë. Ajo kalon kohë duke i treguar botës një fytyrë të fortë, ndërsa në brendësi dëshiron me çdo kusht të dijë se si do të ishte ndjesia sikur qoftë edhe një person i vetëm të kujdesej vërtet për të.

Por dikush kujdeset. Alex Bartlett po i lexon postimet e saj nga Daytona Beach, Florida. Duke u përpjekur të shërojë zemrën e tij të thyer dhe plagët e mosbesimit, ai e gjen veten duke u dashuruar me këtë grua të ndjeshme e të brishtë, ndjenjat e së cilës pasqyrojnë aq bukur të e tijat. Duke ndjekur një sërë të dhënash që LBH i ka zbuluar pa dashje online, ai kupton se ajo jeton në qytetin e vogël Midway në Utah.

Alex niset drejt atje menjëherë pas Ditës së Falënderimeve, i vendosur ta gjejë LBH-në e tij — ndoshta ajo quhet Lisa, Lori apo Luana. Në vend të kësaj, ai takon Aria-n, një kamariere të ëmbël në lokalin “Mistletoe Diner”, e cila e inkurajon në kërkimin e tij, duke i shërbyer tortë bashkë me pak simpati dhe shoqëri të shumënevojshme.

Kur Alex më në fund e gjen LBH-në e tij, ajo rezulton të jetë një grua po aq e bukur dhe e sjellshme sa e kishte imagjinuar. Por pyetjet mbeten: si mund t’i tregojë asaj se ai e di sekretin e saj? Çfarë po e mban pas, dhe mos vallë ndjenjat e papritura për Aria-n do t’i ndryshojnë planet?

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Sekreti i Krishtlindjes”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.