Autor: Rosa Liksom
Rreth autorit
Rosa Liksom (1958), është një nga shkrimtaret dhe artistet më të njohura finlandeze. Lindi në Ylävaara, provincë e Laponisë, në veri të Finlandës. Në moshën 17-vjeçare u shpërngul në Helsinki, ku studioi antropologji në Universitetin e Helsinkit e më pas në Universitetin e Kopenhagës. Lëvizi për disa kohë nëpër Europë. Për katër vjet jetoi në Kopenhagë dhe Paris. Jetoi në veri të Norvegjisë e Islandë e më pas studioi në shkencat shoqërore në Universitetin e Moskës. Prej atëherë, Bota ruse është pjesë e romaneve të saj: “Stacioni spacial Gagarin”; “Go Moska Go”; “Kabina nr. 6”. Më 1987, u kthye në Helsinki.
Librin e parë me titull “Një natë ndalesë”, vëllim me tregime, e botoi më 1985; i vlerësuar me çmim. Prej atëherë i është kushtuar letërsisë dhe ka botuar 8 vëllime me tregime, 8 romane dhe 2 libra për fëmijë. Disa prej librave të saj janë ekranizuar me sukses. Krijimtaria e Rosa Liksomit është mjaft e vlerësuar e ka fituar çmimet më të rëndësishme letrare nordike dhe finlandeze.
“Përtej Lumit” është romani i tretë që po botohet nga DITURIA, pas “Kabina nr. 6” dhe “Gruaja e Kolonelit”, që janë pritur shumë mirë nga lexuesit. Librat e Rosa Liksom i gjeni tek Leximtari.al.
Po shfaqen krejt 2 përfundimetRenditur sipas më të rejave
Pertej Lumit – Rosa Liksom
Atmosfera e vuajtjeve të një populli në eksod, por edhe dhembjet personale të protagonistes, e afrojnë këtë roman me veprën tjetër të autores, Gruaja e kolonelit, e mirëpritur nga lexuesi ynë. Edhe ky ka një mesazh për dhembjet e shkaktuara nga një luftë e gabuar, viktima të së cilës janë, si zakonisht, ata që nuk kanë përgjegjësi për të. Mes tyre, protagonistja e romanit, në prag të rinisë, shkrirë me peizazhin, natyrën dhe botën shtazore të vendit të saj, në përpjekjet për të kuptuar botën dhe universin, në vigjilje të zbulimeve të panjohura shpirtërore që do t’i ofrojë jeta.