Autor: Rumena Buzarovska

Rumena Bužarovska (1981, Shkup, Maqedonia e Veriut) është një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore ballkanike. Ajo shquhet për stilin e saj të mprehtë në përshkrimin e personazheve dhe humorin e hollë, përmes të cilit vë në lojë mendësinë patriarkale dhe realitetin shoqëror në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë. Ndër të tjera, Bužarovska është aktiviste e të drejtave të grave, si dhe pedagoge e letërsisë amerikane në Universitetin e Shkupit. Librat e saj janë përkthyer në mbi pesëmbëdhjetë gjuhë dhe botuar nga shtëpi botuese si Gallimard në Francë dhe Impedimenta në Spanjë, ndërsa disa nga tregimet e Burri im (Kandrra Botime, 2025), janë vënë në skenë në gjashtë produksione teatrore në disa shtete të Evropës.

Po shfaqen krejt 2 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Toni – Rumena Buzarovska

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Burri im – Rumena Buzarovska

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 100.00 L.Çmimi i tanishëm është: 935.00 L.