Autor: Scott Moeller, Kristal Hykaj
Rreth autorit
Scott Moeller është drejtor dhe Themelues i Qendrës së Kërkimeve M&A në Bayes Business School (City, University of London). Profesor i Praktikës së Financave, me përvojë mbi 20-vjeçare në banking ndërkombëtar (Morgan Stanley, Deutsche Bank, Booz Allen & Hamilton). Autor i disa librave kryesorë mbi Mergers & Acquisitions dhe Inteligjencën e biznesit.
Kristal Hykaj është Doktor i Shkencave Ekonomike pranë Institutit të Studimeve Evropiane, Universiteti i Tiranës. Ai ka kryer Masterin në Cass Business School (Londër), në drejtimin “Menaxhim i Kompanive në Buzë të Falimentimit” dhe Bachelorin në Bankë & Financë Ndërkombëtare në të njëjtin universitet. Ka përvojë të gjerë në sektorin publik, privat dhe arsimin e lartë. Ka qenë kontrollues financiar i projekteve të Bashkimit Evropian pranë Ministrisë së Financave, këshilltar Ekonomik në Ministrinë e Shtetit për Sipërmarrjen (programi Lead Albania – AADF 2024–2025) dhe këshilltar i jashtëm Ekonomik pranë Kabinetit të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Aktualisht është lektor në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë për lëndët Financë e Korporatave dhe Financë Ndërkombëtare, konsulent në disa projekte dhe menaxher i bizneseve në sektorin privat.
“M & A – Teoria ndërkombëtare e ndërthurur me praktikën Shqiptare të bashkimit dhe blerjes së kapitalit” është botimi i parë ku Dr. Kristal Hyka ka bërë përshtatjen dhe ka sjellë rastet e praktikës së M & A në Shqipëri, duke i dhënë vlerë kontekstuale ideve të librit të Scott Moeller.
Po shfaqet përfundimi i vetëm