Autor: Xhafer Martini
Rreth autorit
Xhafer Martini u lind më 4 mars 1941 në fshatin Fushë Alie të Dibrës. Ai është shkrimtar, studiues i gjuhës letërsisë dhe mbledhës i kulturës popullore. Ka botuar mbi 60 libra nga të gjitha gjinitë: poezi për fëmijë, tregime, romane.
Ka kryer shkollën 7-vjeçare “Demir Gashi”, Peshkopi (1953-1956); shkollën e mesme pedagogjike, Peshkopi (1956-1960); Universitetin e Tiranës – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Dega Gjuhë Letërsi Shqipe (1966-1970). Më pas ka punuar si mësues gjuhe dhe leximi letrar në shkollë shtatëvjeçare (1960-1966); Korrespondent i ATSH-së për rrethet Dibër-Mat (1970-1973); Drejtor i Shtëpisë së Pionierit, Peshkopi (1973-1974); Mësues gjuhe në shkollën tetëvjeçare “Demir Gashi”, Peshkopi (1974-1988); Mësues letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme, Peshkopi ( 1988-1997).
Botimet i ka nisur në vitin 1967 me vëllimin poetik “Tinguj rinor”, për të vazhduar me vonë me vëllime me poezi, tregime, romane dhe krijimtari për fëmijë.
Pas vitit 1990 krijimtaria e tij botuese është zgjeruar me botime, kryesisht me studime dhe kërkime në fushën e etnokulturës dhe traditës popullore. Ai për herë të parë ka mbledhur dhe ka kodifikuar Kanunin e Dibrës, që është një nga librat e tij më të botuar.
Botimet M&B, duke filluar nga viti 2003, kanë botuar shumicën e krimtarisë së tij, mes të cilëve përmendim:
– Optika e Schmit-it për Skënderbeun, 2008
– Kanuni i Dibrës (botim i përmirësuar), 2016
– Filozofia popullore, 2016
– Pedagogjikja, personalitete, 2018
– Buka e magjes së popullit, tregime alegorike, 2019
– Haziz ndreu, personaliteti, krijimtaria, 2019
– 100 personalitetet e gomarit të madh, roman, 2022
– Eseistika e Kadarese, studime, 2023
– Shaban Sinani dhe kodi i Migjenit (Naimi), 2024
– Kanuni ndryshe, studim, 2024
– Kujtimet e një mësuesi, 2026
Po shfaqen krejt 7 përfundimetRenditur sipas më të rejave
Hija e burrave – Xhafer Martini
Ne vigjilje te 85-vjetorit Xhaferr Martini ka nxjerrë librin Hija e burrave”, roman dhe tregime alegorike nga trevat e zonës së Dibrës. Një jetë e tërë mes librave, mes nxënësve, mes fjalës së matur dhe mendimit të thellë. Një autor që ka ditur të rrëfejë kohën, njeriun dhe dinjitetin me qetësi e forcë. Botimet M&B ka botuar 15 libra të tij.