Xhafer Martini
Xhafer Martini u lind më 4 mars 1941 në fshatin Fushë Alie të Dibrës. Ai është shkrimtar, studiues i gjuhës letërsisë dhe mbledhës i kulturës popullore. Ka botuar mbi 60 libra nga të gjitha gjinitë: poezi për fëmijë, tregime, romane. Ka kryer shkollën 7-vjeçare “Demir Gashi”, Peshkopi (1953-1956); shkollën e mesme pedagogjike, Peshkopi (1956-1960); Universitetin e Tiranës - Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Dega Gjuhë Letërsi Shqipe (1966-1970). Më pas ka punuar si mësues gjuhe dhe leximi letrar në shkollë shtatëvjeçare (1960-1966); Korrespondent i ATSH-së për rrethet Dibër-Mat (1970-1973); Drejtor i Shtëpisë së Pionierit, Peshkopi (1973-1974); Mësues gjuhe në shkollën tetëvjeçare “Demir Gashi”, Peshkopi (1974-1988); Mësues letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme, Peshkopi ( 1988-1997). Botimet i ka nisur në vitin 1967 me vëllimin poetik "Tinguj rinor", për të vazhduar me vonë me vëllime me poezi, tregime, romane dhe krijimtari për fëmijë. Pas vitit 1990 krijimtaria e tij botuese është zgjeruar me botime, kryesisht me studime dhe kërkime në fushën e etnokulturës dhe traditës popullore. Ai për herë të parë ka mbledhur dhe ka kodifikuar Kanunin e Dibrës, që është një nga librat e tij më të botuar. Botimet M&B, duke filluar nga viti 2003, kanë botuar shumicën e krimtarisë së tij, mes të cilëve përmendim: - Optika e Schmit-it për Skënderbeun, 2008 - Kanuni i Dibrës (botim i përmirësuar), 2016 - Filozofia popullore, 2016 - Pedagogjikja, personalitete, 2018 - Buka e magjes së popullit, tregime alegorike, 2019 - Haziz ndreu, personaliteti, krijimtaria, 2019 - 100 personalitetet e gomarit të madh, roman, 2022 - Eseistika e Kadarese, studime, 2023 - Shaban Sinani dhe kodi i Migjenit (Naimi), 2024 - Kanuni ndryshe, studim, 2024 - Kujtimet e një mësuesi, 2026
Optika e Schmitt-it per Skenderbeun
- Autori: Xhafer Martini
- Shtëpia botuese: Botimet M & B
- Redaktori: Ramiz Gjini
Përshkrimi
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 106 Faqe
- Data e publikimit: 01/01/1970
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.