Libraria

Po shfaqen krejt 9 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Shqiperia dhe SHBA ne Arkivat e Uashingtonit

(0)
1, 250.00 L

Libri është një dëshmi me vlerë për të kuptuar rrënjët historike të lidhjeve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe rolin e diplomacisë, diasporës dhe rrethanave ndërkombëtare në fatin e Shqipërisë.

Udhetime ne Ballkan 1857 – 1870

(0)
1, 500.00 L

Guillaume Lejeani u ngarkua nga qeveria franceze me gjashtë misione. Ai përshkoi shumë herë vargmalin e Ballkanit dhe, i mbështetur nga personalitete shkencore franceze, gjermane e austriake, dha ndihmesë të madhe për hartografinë e rajonit dhe njohjen e popujve të tij.

Genesis – inteligjenca artificiale, shpresa dhe mendja njerezore

(0)
1, 200.00 L

Pas “Epoka e Inteligjences Artificiale”, nje tjeter liber i ri, i shkruar nga personalitetet e spikatura te kohes tone nxjerr ne pah sfidat qe po shkakton inteligjenca artificiale ne shoqerine tone.

Kujtime Theodhoros Kolokotronis

(0)
1, 500.00 L

Kjo vepër, përmes atyre që ka përjetuar protagonisti kryesor, hedh dritë mbi lëvizjen e parë nacionalçlirimtare në Ballkan që ia arriti objektivit të vet dhe shërbeu si promotor për krijimin e shteteve kombëtare në rajon, duke shënuar në këtë mënyrë, në një stad të hershëm, rilidhjen e rajonit tonë me Europën.

Tekno – feudalizmi Cfare e vrau kapitalizmin?

(1)
1, 400.00 L

Ish-ministri i Financave të Greqisë, Yanis Varoufakis, dhe një nga kritikët më të ashpër të mënyrës sesi po zhvillohet kapitalizmi sot, sjell një qasje thellësisht novatore mbi ndikimin e teknologjisë në shoqërinë moderne. Ky libër zbërthen kontrollin e madh që kanë korporatat e mëdha (Big Tech) në jetën tonë si konsumatorë dhe qytetarë, por edhe mënyrën sesi po shkërmoqen sistemet dhe institucionet tona. “Tekno-feudalizmi” do t’ju ofrojë një perspektivë krejtësisht të re dhe urgjente mbi botën digjitale. Zbuloni këtë manifest të domosdoshëm, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.