Libraria

Po shfaqen krejt 12 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Ushtrime matematike per provimet e lirimit – Pegi

(0)
500.00 L

Ky është botim në ndihmë të nxënësve për tu përgatitur për provimet e lirimit për nxënësit e klasave të 9-ta. Autorët janë ekspertët më të mirë në lëndën e matematikës dhe hartimin e teksteve shkollore të matematikës.

Djali i keq qe une zgjodha

(0)
1, 400.00 L

Një roman romantik për të rinj që rrëfen historinë e dashurisë mes Kiarës dhe Çezarës, një marrëdhënie e mbushur me ndjenja të forta, dyshime dhe sprova. Kur në jetën e tyre shfaqen njerëz të rinj që vënë në pikëpyetje gjithçka që ata kanë ndërtuar. Një histori intensive për zgjedhjet e vështira dhe fuqinë e dashurisë. Ky është libri i fundit i triologjisë

Djali i keq qe une dashuroj

(0)
1, 400.00 L

Si do të vijojë historia e dashurisë së dy të rinjve? Shkrimtarja Giulia Besa, mes të pathënave në tekst, gënjeshtrave dhe ndjekjeve në rrugët e Romës, na dhuron një histori të re dashurie në kontekstin e metropolit të panjohur, joshës dhe të papërsëritshëm italian. Ky është libri i dytë i triologjisë.

E fshehta e shokut tim te ngushte-TN

(0)
1, 000.00 L

“E fshehta e shokut tim të ngushtë” është një roman emocional që rrëfen historinë e një miqësie të thellë mes dy të rinjve dhe mistereve që fshihen pas saj. Një histori e ndjeshme që tregon se sa shumë mund të ndikojë një miqësi e vërtetë në rrugëtimin e rritjes.

Djali i keq qe une dua-TN

(0)
1, 400.00 L

“Djali i keq që unë dua” është libri i parë i një trilogjie romantike për të rinj që rrëfen historinë e Kiarës dhe Çezarës. Ajo është një vajzë që shpesh ndihet e padukshme, ndërsa ai është djali misterioz që fsheh më shumë sesa tregon. Një histori emocionuese për pasionin, rrezikun dhe fuqinë e ndjenjave të para.

Ushtrime te zgjidhura -Pergatitje per provimin e arsimit kombetar 9

(0)
Çmimi origjinal qe: 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 450.00 L.

Ky libër është në ndihmë të nxënësve që kanë provimet kombëtare të lirimit. 15 kapituj që synojnë përsëritjen e njohurive bazë për formimin matematikorë të nxënësit në fund të klasës së nëntë. Përkufizime dhe njohuri kryesore teorike. Shembuj të zgjidhur qartë nga ana metodike. Teste për vetëkontroll dhe teste përmbledhëse për të kontrolluar njohuritë matematikore. Teste përmbledhëse të ngjashme me testin e pritshëm të provimit të lirimit për klasën e 9-të. Ato përmbajnë deri në 13 ushtrime me alternativa dhe 12 ushtrime me zhvillim. Këto teste ndihmojnë nxënësin gjatë përgatitjes për provimin e lirimit të klasës së 9-të. Të gjitha testet përmbajnë edhe çelësat e përgjigjeve.