Djali i keq qe une dashuroj
- Autori: Giulia Besa
- Shtëpia botuese: Toena
- Përkthyesi: Iris Rusi
- Redaktori: Besa Vila
Si do të vijojë historia e dashurisë së dy të rinjve? Shkrimtarja Giulia Besa, mes të pathënave në tekst, gënjeshtrave dhe ndjekjeve në rrugët e Romës, na dhuron një histori të re dashurie në kontekstin e metropolit të panjohur, joshës dhe të papërsëritshëm italian. Ky është libri i dytë i triologjisë.
Përshkrimi
Nuk është e vështirë të zgjedhësh midis një djali për së mbari dhe një djali të mbrapshtë. Por kur zgjedhja bie mbi dy djem të mbrapshtë?
Kiara, nëntëmbëdhjetë vjeçe, plot gjallëri dhe e sinqertë. Çezare, moshatar me të, e me një të shkuar prej huligani. Por që kur u lidhën bashkë, dashuria e ka shëruar, e mes gjembave të tatuazhit të tij ka çelur syth nga një trëndafil për çdo muaj të kaluar bashkë me Kiarën.
Një ditë, Kiara sheh mes trëndafilave shenja të nxira, e kërkon sqarime që nuk ia del dot t’i marrë. Çezare, me sjelljen e tij të përvjedhur e të mistershme, s’bën tjetër veçse rrit dyshimet e Kiarës, aq sa ajo lë pas dore studimin për provimin e pranimit në degën e veterinarisë. Kiara i vihet pas ta ndjekë, e një ditë zbulon për takimet klandestine në orët e vona të natës, ku të rinjtë e Romës ndeshen me grushte.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 352 Faqe
- Data e publikimit: 23/11/2024
- Mosha e leximit: mbi 14 vjec
- Titulli origjinal: Il ragazzo cattivo che amo
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.