Libraria

Po shfaqen krejt 14 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Nje dritare me shume

(0)
1, 800.00 L

Del në dritë libri “Një dritare më shumë: Kontributi im në historiografinë e Beratit”, që sjell për herë të parë të përmbledhur veprën studimore shumëvjeçare të Vlash Papës (1900-1979). Sot, ky libër është një “dritare më shumë” për historinë e Beratit dhe njëherësh mund të lexohet edhe si një homazh dhe falenderim për mësuesit, për ata që me punën e tyre kanë ndriçuar jo vetëm mendjet e nxënësve, por edhe faqet e historisë sonë

Mati: shenime udhetimesh ne luginen e mbreterve

(0)
1, 000.00 L

Një përmbledhje e shkrimeve të udhëtarëve dhe vizitorëve të huaj e vendas, që kaluan nëpër Luginën e Matit përgjatë shekujve XIX-XX  Ky libër është një përmbledhje unike e dëshmive historike dhe përshkrimeve të udhëtarëve të huaj dhe vendas që kanë kaluar nëpër Luginën e Matit gjatë shekujve XIX–XX. Ai ndërton një tablo të gjallë të kësaj krahine, duke ndërthurur historinë, gjeografinë, kulturën dhe jetën shoqërore të banorëve.

Matematika per maturantet dhe nxenesit e shkolles se mesme

(0)
1, 000.00 L

Matematika për maturantët dhe nxënësit e shkollës së mesme është një material ndihmës i ndërtuar me situata dhe ushtrime për klasat X; XI; XII të shkollës së mesme. Libri ju vjen në ndihmë si nxënësve, ashtu dhe mësuesve të rinj.

Renia e republikes

(0)
2, 500.00 L

“Rënia e Republikës” është një kronikë historiko-narrative tronditëse që e fton lexuesin të bëhet dëshmitar i një epoke në shembje. Më shumë se një libër, kjo vepër është një thirrje për zgjim dhe një pasqyrë e thellë reflektimi mbi përgjegjësinë qytetare, harresën dhe peshën e heshtjes. Përballuni me të vërtetat e një republike të rrënuar, por të lavdishme në kujtesë, dhe zbuloni rolin tuaj në historinë që po shkruhet, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Çelesi i letersise per shkollat e mesme

(0)
800.00 L

Ky libër vjen si një udhërrëfyes i domosdoshëm për t’u ardhur në ndihmë maturantëve në prag të sezonit të provimeve. Ndonëse asnjë tekst nuk mund të përfshijë çdo detaj, ky material i përgatitur nga një grup autorësh ju ofron çelësin e njohurive bazë për të përballuar me sukses Maturën Shtetërore. Me mbështetjen e mësuesve dhe përmes ushtrimeve praktike për të fiksuar konceptet thelbësore letrare dhe gjuhësore, ky libër ju ndihmon të arrini rezultate mjaft pozitive. Gjeni këtë mjet thelbësor studimi, tashmë në Leximtari.