Çelesi i letersise per shkollat e mesme
- Autori: Grup Autoresh
- Shtëpia botuese: Albas
Ky libër vjen si një udhërrëfyes i domosdoshëm për t’u ardhur në ndihmë maturantëve në prag të sezonit të provimeve. Ndonëse asnjë tekst nuk mund të përfshijë çdo detaj, ky material i përgatitur nga një grup autorësh ju ofron çelësin e njohurive bazë për të përballuar me sukses Maturën Shtetërore. Me mbështetjen e mësuesve dhe përmes ushtrimeve praktike për të fiksuar konceptet thelbësore letrare dhe gjuhësore, ky libër ju ndihmon të arrini rezultate mjaft pozitive. Gjeni këtë mjet thelbësor studimi, tashmë në Leximtari.
Përshkrimi
Përgatitja e duhur për suksesin në Maturën Shtetërore
Me qëllim që të shmangni frikën e natyrshme që vjen nga emocionet e provimeve, duhet të kuptoni se nuk është aq e rëndësishme se cilat do të jenë fragmentet e zgjedhura për analiza e komente apo se cila do të jetë tema e esesë që do t’ju bjerë në provimin e Maturës Shtetërore. E rëndësishme është që të keni siguruar çelësin e njohurive bazë me të cilat jeni pajisur gjatë këtyre viteve të shkollës së mesme. Kështu, për shembull, nëse keni përvetësuar veçoritë që e bëjnë poemën “Çajld Harold” një vepër romantike apo heroin e saj një hero romantik, atëherë me këto njohuri ju mund të zbërtheni lehtësisht çdo lloj fragmenti të asaj vepre.
Po kështu, ky libër ju ndihmon të rikujtoni njohuritë thelbësore gramatikore (nga morfologjia dhe sintaksa), nga fusha e leksikut dhe drejtshkrimi. Këto elemente do të jenë baza e një analize gjuhësore të saktë të çdo lloj teksti (letrar ose joletrar) si dhe treguesi kryesor i aftësive tuaja gjatë procesit të të shkruarit.
Gjithashtu, manuali ju udhëzon të mësoni strukturat e llojeve të ndryshme të teksteve joletrare me qëllim që, mbi bazën e tyre, të ushtroheni për shkrimin e pavarur. Në shkrimin e esesë, për shembull, duhet të ushtroheni të zbuloni dhe të shkruani sa më tepër argumente pro dhe kundër tezave të caktuara, duke “shtrydhur” mirë trurin për të aftësuar logjikën. Ndërsa në një tekst përshkrues duhet të mprihni të vëzhguarin për ta parë objektin nga këndvështrime të ndryshme, për tekstin informues do të mësoni të mblidhni sa më shumë informacione dhe të dalloni thelbësoren nga ajo më pak e rëndësishmja.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 452 Faqe
- Data e publikimit: 23/03/2019
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.