Libraria

Po shfaqen krejt 7 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Shqiperia dhe SHBA ne Arkivat e Uashingtonit

(0)
1, 250.00 L

Libri është një dëshmi me vlerë për të kuptuar rrënjët historike të lidhjeve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe rolin e diplomacisë, diasporës dhe rrethanave ndërkombëtare në fatin e Shqipërisë.

Udhetime ne Ballkan 1857 – 1870

(0)
1, 500.00 L

Guillaume Lejeani u ngarkua nga qeveria franceze me gjashtë misione. Ai përshkoi shumë herë vargmalin e Ballkanit dhe, i mbështetur nga personalitete shkencore franceze, gjermane e austriake, dha ndihmesë të madhe për hartografinë e rajonit dhe njohjen e popujve të tij.

Brezi fantastik

(0)
800.00 L

Libri i ri “Brezi fantastik” nga autorët e njohur Jonathan Haidt dhe Catherine Price vjen si një udhërrëfyes i fuqishëm për fëmijët dhe të rinjtë në epokën e telefonave inteligjentë dhe rrjeteve sociale. Ky nuk është thjesht një manual se si të shmangni kurthin për t’u bërë pjesë e “Brezit të Ankthit”, por një mjet frymëzues për t’u bërë të jashtëzakonshëm. Fuqizoni fëmijët tuaj të jetojnë një jetë të lirë nga ekranet, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Kujtime Theodhoros Kolokotronis

(0)
1, 500.00 L

Kjo vepër, përmes atyre që ka përjetuar protagonisti kryesor, hedh dritë mbi lëvizjen e parë nacionalçlirimtare në Ballkan që ia arriti objektivit të vet dhe shërbeu si promotor për krijimin e shteteve kombëtare në rajon, duke shënuar në këtë mënyrë, në një stad të hershëm, rilidhjen e rajonit tonë me Europën.