Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 67 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Liria

(0)
3, 000.00 L

Me ne fund, vjen ne shqip libri me kujtime i Angela Merkel, nje nga personalitetet me te shquara te politikes gjermane dhe europiane te ketij shekulli. 16 vite ne drejtimin e Gjermanise por njeheresh edhe ndryshimet radikale qe ndodhen pas shembjes se komunizmit dhe bashkimit te dy Gjermanive, si dhe pesha e saj ne politikat e Brukselit vijne ne kete rrefim te pazakonte qe ta sendertuar kohen tone.

I pashoq midis princave

(0)
1, 600.00 L

Zbuloni jetën dhe epokën e sulltanit me sundimin më të gjatë në historinë e Perandorisë Osmane përmes biografisë së jashtëzakonshme “I pashoq midis princave”. Ky libër rrëfen njësoj si arritjet, ashtu edhe dështimet e Sulejmanit, duke sjellë një pasqyrë të plotë e bindëse për familjen e tij, bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe projektin e madh transformues të perandorisë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë. Një udhëtim historik thellësisht i dokumentuar, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

Ora e zemres

(0)
1, 000.00 L

Një rrëfim thellësisht prekës e depërtues nga një prej psikoterapistëve më të shquar të kohës sonë, Irvin D. Yalom. “Ora e zemrës” zbulon sfidat, të fshehtat dhe triumfet e një praktike krejt të pazakontë: seanca terapie të vetme dhe njëorëshe. Një eksplorim magjepsës i mendjes njerëzore dhe fuqisë shëruese të fjalës, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

Fenomenologjia e shpirtit – Hegel

(0)
2, 000.00 L

Ndoshta një nga veprat më revolucionare të filozofisë që është paraqitur ndonjëherë, “Fenomenologjia e shpirtit” është vepra e Hegelit e vitit 1807 që, në shumë mënyra, është e jashtëzakonshme.

Meshkujt vijne nga Marsi femrat nga Aferdita – Pema

(0)
1, 100.00 L

Ky libër brilant ka qenë për shumë vjet në qendër të një suksesi të jashtëzakonshëm mbarëbotëror. Ky libër, bestseller numër një në Amerikë, me 4 milionë kopje të shitura, është botuar në 34 vende të botës dhe është bërë bestseller kudo ku është lexuar.

Faktori Cercill , Si nje burre beri historine

(0)
1, 500.00 L

Në këtë libër do të gjeni të dhëna dhe kuriozitete politike dhe personale që do t’ju thellojnë më tepër në karrierën politike, jetën intime dhe karakterin e Winston Churchill, një kampioni të demokracisë liberale dhe luftës kundër fashizmit dhe një nga politikanët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

1923 – 1968 : Idealisti

(0)
3, 000.00 L

“Kisingeri – Idealisti” është një biografi e shkëlqyer e një prej diplomatëve më të shquar dhe një nga arkitektët më të rëndësishëm të politikës së jashtme amerikane. Historiani i mirënjohur Nial Ferguson jep një përshkrim të hollësishëm, shpeshherë befasues dhe emocionues, të jetës së Henri Kisingerit, duke na shoqëruar në etapat e jetës së tij, nga një çunak hebre në Gjermaninë naziste, në një strateg dhe burrë shteti të mirënjohur.

Ditari i nje te burgosuri – Nicolas Sarkozy

(0)
1, 200.00 L

Nicolas Sarkozy ka ardhur në gjuhën shqipe nga Botimet Dudaj me dy libra: Pasione dhe Koha e stuhive, që trajton sfidat bashkëkohore me të cilat përballet Franca. Ditari i një të burgosuri, botuar në vitin 2025, është një dëshmi introspektive mbi 21 ditët e kaluara në burgun La Santé, ku përshkruan vetminë dhe forcën e brendshme që ka nxjerrë nga kjo përvojë. Sarkozy njihet për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe aftësinë për të nxitur debat. Shkrimet, ashtu si edhe karriera e tij, vazhdojnë të ushqejnë diskutime mbi të ardhmen e Francës.

Perballe Ahmet Zogut

(0)
1, 200.00 L

Një vepër që sjell në dritë dokumente të rralla dhe dëshmi historike me vlerë të veçantë për Shqipërinë. “Përballë Ahmet Zogut – Intervistat, bisedat, fjalimet, letrat e udhëheqësit shqiptar në shtypin e huaj të kohës (1922–1961)”. Ky libër përmbledh materiale autentike të botuara në shtypin e huaj përgjatë dekadave, duke ofruar një pasqyrë të drejtpërdrejtë mbi figurën e Ahmet Zogut dhe mënyrën se si ai është parë, intervistuar dhe cituar jashtë Shqipërisë.