Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 104 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Liria

(0)
3, 000.00 L

Me ne fund, vjen ne shqip libri me kujtime i Angela Merkel, nje nga personalitetet me te shquara te politikes gjermane dhe europiane te ketij shekulli. 16 vite ne drejtimin e Gjermanise por njeheresh edhe ndryshimet radikale qe ndodhen pas shembjes se komunizmit dhe bashkimit te dy Gjermanive, si dhe pesha e saj ne politikat e Brukselit vijne ne kete rrefim te pazakonte qe ta sendertuar kohen tone.

Nje dritare me shume

(0)
1, 800.00 L

Del në dritë libri “Një dritare më shumë: Kontributi im në historiografinë e Beratit”, që sjell për herë të parë të përmbledhur veprën studimore shumëvjeçare të Vlash Papës (1900-1979). Sot, ky libër është një “dritare më shumë” për historinë e Beratit dhe njëherësh mund të lexohet edhe si një homazh dhe falenderim për mësuesit, për ata që me punën e tyre kanë ndriçuar jo vetëm mendjet e nxënësve, por edhe faqet e historisë sonë

I pashoq midis princave

(0)
1, 600.00 L

Zbuloni jetën dhe epokën e sulltanit me sundimin më të gjatë në historinë e Perandorisë Osmane përmes biografisë së jashtëzakonshme “I pashoq midis princave”. Ky libër rrëfen njësoj si arritjet, ashtu edhe dështimet e Sulejmanit, duke sjellë një pasqyrë të plotë e bindëse për familjen e tij, bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe projektin e madh transformues të perandorisë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë. Një udhëtim historik thellësisht i dokumentuar, tashmë i disponueshëm në Leximtari.