Libraria

Po shfaqen 1–24 nga 93 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Shtepiza qershize

(0)
1, 200.00 L

Ka histori që fëmijët i lexojnë dhe ka histori që i ndihmojnë të kuptojnë atë që ndiejnë. “Shtëpiza qershizë” flet butësisht për vetminë, pritjen, frikën, përkatësinë dhe gëzimin që sjell familja. Përmes rrëfimit dhe aparatit pedagogjik që e shoqëron, fëmija nuk mbetet vetëm lexues: ai pyet, ndien, imagjinon, krijon dhe reflekton. Ky libër që na kujton se fëmijëve mund t’u japim shumë gjëra, por ajo që e bën një shtëpi të lumtur është prania, kujdesi dhe dashuria jonë. Shtëpinë e bëjnë shtëpi NJERËZIT

Vizitorja e pasqyres 1 – Te fejuarit e dimrit

(0)
1, 400.00 L

Të fejuarit e dimrit është vëllimi i parë i një sage emocionuese, që po pushton zemrat e mijëra lexuesve të rinj e të rritur dhe po bëhet një fenomen kulti mbarëbotëror. Të fejuarit e dimrit është pa dyshim një libër shumë interesant, me përshkrime vendesh e atmosferash ndër më të bukurat dhe më të gjallat, me një lojë iluzionesh të vazhdueshme, me një dramë që të magjeps, shumë dinamike, plot kthesa dhe intriga. Herë pas here libri të kujton Lizën në botën e çudirave dhe letërsinë e fantazisë për të rinj, nga Harry Potteri e deri te Muzgu.

Udha fisnike e tetefishte e Budes – Sangharakshita

(0)
1, 200.00 L

Sangharakshita eshtë një nga figurat kryesore në budizmin perëndimor dhe themeluesi i komunitetit budist Triratna. Ai ia kushtoi jetën e tij përkthimit dhe percjelljes së budizmit si një traditë e gjallë për njerëzit e sotëm.

Ne detin e fjaleve – Përralla me ilustrime

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 630.00 L.

Në detin e fjalëve fton lexuesit e vegjël të zhyten në një botë plot ngjyra dhe fantazi. Autorja Suela Shkurta sjell një përmbledhje me përralla dhe ilustrime të gjalla që nxisin imagjinatën dhe pasurojnë fjalorin e fëmijëve. Një libër për fëmijë ideal për leximin e mbrëmjes, tashmë në Leximtari.